Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Banka Botërore: Ekonomia po ngadalësohet, janë shtuar rreziqet nga PPP-të

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Banka Botërore: Ekonomia po ngadalësohet, janë shtuar rreziqet nga PPP-të

Ekonomia shqiptare pritet ngadalësohet në 2.9% këtë vit, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë nga pakësimi i reshjeve, raportoi sot Banka Botërore në prezantimin e Raportit Ekonomik Rajonal për vendet e Ballkanit Perëndimor. Por, banka është optimiste se ekonomia do të rimëkëmbet në aftin e mesëm, i mbështetur nga kërkesa e brendshme, për të arritur në rreth 3.5%.

Dy rreziqet në afatin e mesëm janë ngadalësimi i ekonomisë botërore, që prek eksportet vendase. Për të mbajtur nën kontroll këto dy rreziqe, banka Botërore rekomandon që Shqipëria duhet të ruajë konsolidimin fiskal dhe të rrisë efikasitetin e shpenzimeve publike.

Ilda Shijaku, ekonomiste e Bankës Botërore tha se janë shtuar rreziqet nga projektet e partneritetit publik privat (PPP). Banka Botërore po harton një raport për PPP-të, ku po analizohen kostot dhe performanca e kontratave. Banka rekomandon që të ketë shumë përfshirje të qeverisë në instrumentet PPP.

Janë rritur dhe rreziqet nga ndërmarrjet shtetërore, vlerëson banka, për shkak të krijimit të detyrimeve të reja.

Një tjetër aspekt që e shqetëson Bankën janë dhe lehtësitë fiskale të zbatuara vitet e fundit. “Ne i kemi kërkuar qeverisë kostot për çdo iniciative fiskale dhe të publikojë një raport periodik për rezultatet e këtyre politikave dhe kush përfitoi”, tha Shijaku.

“Informaliteti është një nga dobësitë strukturore të ekonomisë”, tha Ilda Shijaku, ekonomiste e Bankës Botërore. Si rrjedhojë, ajo e ka vlerësuar pozivivisht nismën e fundit të qeverisë për sistemin e fiskalizimit, që synon kryerjen e faturimeve online nga bizneset. “Nëse fiskalizimi është mënyra e duhur dhe synon të rrisë kontrollin në financa, kjo është pozitive”, tha ajo.

Ekspertja e Bankës Botërore u ndal dhe në zhvillimet demografike dhe efektin e tyre në ekonomi. “Zhvillimet demografike po i ndjekim me shumë kujdes…..por ne mendojmë se ende forca e punës ka kapacitete të lira. Por sigurisht që ndikon negativisht në afatgjatë”.

Mesazhet kryesore për Shqipërinë

Ritmi i rritjes ekonomike parashikohet të ngadalësohet në 2.9 përqind në vitin 2019, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë elektrike nga pakësimi i reshjeve

Tregu i punës vijon të përmirësohet dhe papunësia arriti një nivel të ulët historik prej 11.5 përqind në Qershor 2019

Mbajtja nën kontroll e shpenzimeve dhe shlyerja e detyrimeve të prapambetura ndihmuan në reduktimin e borxhit publik, por rreziqet e shpenzimeve jashtë bilancit, psh. nga partneriteti publik-privat, janë në rritje.

Rritja ekonomike, e mbështetur nga kërkesa e brendshme, pritet të forcohet në rreth 3.5 përqind në periudhë afatmesme.

Ngadalësimi i rritjes së ekonomisë botërore ka të ngjarë të ndikojë negativisht rritjen e eksporteve gjatë periudhës afatmesme, duke rritur kështu ekspozimin ndaj rreziqeve të jashtme dhe të vendit.

Për të mbajtur nën kontroll ndikimin e këtyre rreziqeve, Shqipëria duhet të ruajë konsolidimin fiskal, të rrisë efikasitetin e shpenzimeve publike dhe të zbatojë reforma strukturore që forcojnë rritjen ekonomike.

Mesazhet kryesore për Ballkanin Perëndimor:

  • Pas rritjes së fortë ekonomike në vitin 2018, papunësia ra në nivele të ulëta historike
  • Por më shumë se gjysma e personave në moshë pune, janë akoma pa punë
  • Pavarësisht shpenzimeve më të larta publike dhe zgjeirmit të deficiteve fiskale, ritmet e rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor u ngadalësuan në 2019
  • Edhe disbalancat e jashtme filluan të rriten për shkak të ngadalësimit të eksporteve të ndikuara nga rritja e tensioneve tregtare
  • Perspektiva e moderyar pozitive ekonomike për 2020-2021 është e ndikuar nga pasiguri në rritje që bëjnë thirrje për krijimin e amorizuesve fiskalë
  • Ky raport evidenton opsionet e politikave ekonomike për të forcuar financat publike dhe konkurrueshmërinë e ekonomive të rajonit./Monitor
Tags: Banka BotëroreekonomiafiskalizimipppRreziqet

TË LIDHURA

Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet
Aktualitet

Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

11:04 | 15/07/2025
Qarkullonte me doza kokaine në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Qarkullonte me doza kokaine në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz

10:02 | 15/07/2025
SPAK kërkon burg për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë për shpërdorim detyre
Politikë

SPAK kërkon burg për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë për shpërdorim detyre

09:44 | 15/07/2025
Next Post
Konstituohet Këshilli i Qarkut Shkodër, zgjidhet kreu i ri (Emri)

Konstituohet Këshilli i Qarkut Shkodër, zgjidhet kreu i ri (Emri)

Mediat serbe spekullojnë se SHBA po zbaton skenarin “Gruevski” ndaj Albin Kurtit

Mediat serbe spekullojnë se SHBA po zbaton skenarin "Gruevski" ndaj Albin Kurtit

U ekzekutua me 6 plumba, zbardhet ekspertiza për 34-vjeçarin në Mirditë

U ekzekutua me 6 plumba, zbardhet ekspertiza për 34-vjeçarin në Mirditë

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet
Aktualitet

Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

by mirseda
11:04 | 15/07/2025
0

Që prej të shtunës ish-ministri Ilir Beqja është shtruar urgjent në QSUT, Tiranë. Raportohet se ai është...

Trump “i shtrëngon lakun” Putinit, Rusia ka vetëm 50 ditë kohë, ja “arma sekrete” e presidentit amerikan

Trump “i shtrëngon lakun” Putinit, Rusia ka vetëm 50 ditë kohë, ja “arma sekrete” e presidentit amerikan

10:15 | 15/07/2025
Ngërçi në Kosovë pezullon mbi 35 projektligje, paralajmërohen pasoja për qytetarët

Ngërçi në Kosovë pezullon mbi 35 projektligje, paralajmërohen pasoja për qytetarët

10:07 | 15/07/2025
Qarkullonte me doza kokaine në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz

Qarkullonte me doza kokaine në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz

10:02 | 15/07/2025
SPAK kërkon burg për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë për shpërdorim detyre

SPAK kërkon burg për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë për shpërdorim detyre

09:44 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com