Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me kryeministrin Edi Rama.
Kurti më herët ka zhvilluar një konferencë për mediat, ku ka prezantuar kandidatët për deputet nga Vetëvendosja, për zgjedhjet e 25 prillit në vend.
Vetëvendosje, që arriti të marrë një fitore historike në Kosovë, ka tre kandidatë që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, ndër ta edhe Bojken Abazi, drejtuesi i VV në Tiranë.
Ndërkohë, ditën e djeshme Kurti shkoi për vizitë dhe në Lezhë, për përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, nga ku ka deklaruar se vendi duhet të punojë për të dalë nga kriza dhe se nuk mund të ketë një bashkim kombëtar pasi nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës.