Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kryeministri britanik, Johnson: Parlamenti britanik duhet ta kryejë Brexit-in

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Boris Johnson, kryeministri i ri i Britanisë

“Është punë e secilit në Parlament” që të realizojë Brexit-in, apo daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, tha kryeministri britanik, Boris Johnson, në fund të samitit të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, që u mbajt në Francë.

Komentet e Johnsonit vijnë në kohën kur disa deputetë të Parlamentit britanik pritet të takohen për të diskutuar mënyrat për të shmangur Brexit-in pa marrëveshje, më 31 tetor.

Johnson po ashtu tha se edhe udhëheqësit e BE-së duan që Brexit-i “të kryhet”.

“Ata janë shumë entuziastë për t’u marrë me të ardhmen. Ata e konsiderojnë Brexit-in tani si një pengesë, një argument të vjetër. Ata duan të flasin për partneritetin e ri që ne do të ndërtojmë”, tha Johnson.

Ai ka këmbëngulur vazhdimisht se Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE-ja më 31 tetor, me ose pa marrëveshje.

Udhëheqësi i Partisë opozitare Laburiste, Jeremy Corbyn, dëshiron të thërrasë një votë mosbesimi ndaj Qeverisë britanike, për të parandaluar Brexit-in pa marrëveshje.

Nëse e fiton këtë votë, Corbyn planifikon të bëhet kryeministër i përkohshëm, ta shtyjë Brexit-in, të thërrasë zgjedhje të parakohshme dhe të bëjë fushatë për një tjetër referendum për daljen ose jo të Britanisë nga BE-ja.

Data për Brexit është shtyrë dy herë.

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May, ka arritur vitin e kaluar marrëveshje me BE-në mbi kushtet e divorcit, por marrëveshja e saj është refuzuar tri herë nga Parlamenti britanik.

BE-ja ka thënë se nuk do të ketë rinegocim të marrëveshjes.

Britania ka vendosur të dalë nga BE-ja përmes një referendumi në vitin 2016, por institucionet financiare e kanë paralajmëruar atë për pasoja të rënda ekonomike nëse Brexit-i bëhet pa marrëveshje me BE-në./REL

Tags: bashkimi evropianboris johnsonBrexitParlamentit britanik

TË LIDHURA

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

22:42 | 14/03/2026
Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht
Bota

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun
Bota

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Next Post
“Jemi rrëzuar, jemi ngritur”, Kryemadhi me mesazhe të qarta ndaj të rinjve të LRI-së në Jalë

“Jemi rrëzuar, jemi ngritur”, Kryemadhi me mesazhe të qarta ndaj të rinjve të LRI-së në Jalë

Nuk dorëzoi mandatin, PD largon nga partia Myslym Murrizin

“3 ditë luftë për 700 euro”/ Murrizi për akuzat ndaj Gjonajt: Pse s’folët për Fullanin?

Mbyllet takimi i nivelit të lartë të grupit G-7, çfarë u vendos

Mbyllet takimi i nivelit të lartë të grupit G-7, çfarë u vendos







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com