Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa simptoma.
Pas pandemisë që ka prekur mbarë botën, edhe ai është prekur nga koronavirusi.
Kryeministri këmbëngul se ka simptoma ‘të buta’, dhe se nuk do i shmanget punës.
Në një video të postuar në Twitter pak minuta më parë, kryeministri konfirmoi se ai kishte simptoma të buta gjatë 24 orëve të fundit dhe rezultoi pozitiv në testin për koronavirusin.
“Gjatë 24 orëve të fundit kam simptoma të buta dhe kam rezultuar pozitiv me koronavirus. Tani jam i izoluar, por do të vazhdoj të drejtoj qeverinë përmes video konferencës, ndërsa luftojmë kundër këtij virusi. Së bashku do ta kalojmë këtë”.
Over the last 24 hours I have developed mild symptoms and tested positive for coronavirus.
I am now self-isolating, but I will continue to lead the government’s response via video-conference as we fight this virus.
Together we will beat this. #StayHomeSaveLives pic.twitter.com/9Te6aFP0Ri
— Boris Johnson #StayHomeSaveLives (@BorisJohnson) March 27, 2020
Një zëdhënës i Downing Street tha: “Pasi pati simptoma të lehta, kryeministri u testua për koronavirus pas këshillës së Profesor Chris Whitty. Testi u bë nga stafi i NHS dhe rezultati ishte pozitiv. Sipas udhëzimeve, kryeministri është vetë-izoluar në Downing Street. Ai do të vijojë të udhëheqë përgjigjen e qeverisë kundrejt pandemisë”.