Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi sot se janë të përgatitur për çdo skenar dhune apo presioni nga ana e Rilindjes. Duke filluar nga dita e nesërme, ajo tha se kryetarët e partive nëpër bashki do të organizojnë protesta në të gjithë vendin.
“Nga dita e nesërme, të gjithë kryetarët e partive në bashki do të jenë të organizuar. Do të ngrihen shtabet e përbashkëta për të ngritur protesta në të gjithë vendin”, u shpreh Kryemadhi, ndërsa nënvizoi se mandatet e djegura tregojnë integritetin dhe besueshmërinë te populli.
‘Tashmë që LSI, deputetët e saj të cilët dogjën mandatin me vullnet të plotë, tregojnë integritetin, besueshmërinë, tregojnë që mandatet janë mandate gjaku.
Përveçse janë mandate gjaku, janë mandate të atyre qytetarëve që besojnë në demokraci, në institucione. Mandatet e LSI-së nuk mund të bëheshin kurrë mandate të atyre që kanë marrë mandatet e tyre me kërcënime. Tashmë llumi që përdori Rama për të blerë mandatet, do t’i kthehet mbrapsht, do të mbajë përgjegjësi për atë që i ka premtuar bandave.
Sot jemi të gjithë të barabartë, nuk është imuniteti ai që i jep forcë deputetëve, por morali. Morali i njerëzve të qëndrueshëm, besnikë dhe njerëzve që i mbajnë njerëzit e tyre. Dorëzimi i mandatit tregon se për ne ka më shumë rëndësi besimi i qytetarëve”, përfundoi më tej ajo.
Video/Kryemadhi: S’kemi frikë nga Rama, nga nesër protesta nëpër qytete