Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur për marrëdhëniet politike me kryeministrin Rama që prej marrëveshjes së 2013.
E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “A Show” me Adi Krastën në News 24, Kryemadhi deklaroi se ka qenë kundër marrëveshjes së 2013. Ajo tha se Rama gjithmonë ka qenë i pabesë, në raport me Metën. Po kështu, kryetarja e LSI-së zbuloi ndër të tjera se nuk i ka dhënë asnjëherë afrimitet.
“Në marrëdhënien me Ilir Metën, Edi Rama ka një listë të gjatë pabesish. Ju kujtoj këtu zgjedhjet në Lezhë në vitin 2015, kur i kërkoi vetë Viktor Tushës që të kandidonte, dhe bashkë me Mimi Kodhelin dhe të tjerë sabotuan procesin zgjedhor.
Mund ta thoshte që e dua Lezhën për Pjerin Ndeun, dhe nuk kishim pse të hynim në mosmarrëveshje. Unë nuk i kam dhënë afrimitet. Unë me atë nuk kam pasur afrimitet që të jem në marrëdhënie njerëzore.
Unë kam qenë kundër marrëveshjes së vitit 2013 të Ilir Metës me Ramën. I kam thënë gjithmonë Metës, mos i beso, për Ramën”, tha Kryemadhi.