Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se ajo kërkon ta lidhë me zinxhirë kryedemokratin Lulzim Basha, për llogari të Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Në një lidhje direkte për ‘A Show’, ajo është shprehur se është e aftë që kryeministrin Rama ta lidhë me fjalë e jo me zinxhirë.
Kryemadhi tha se fjala për të është shumë e rëndësishme se sa florinjtë që Rama mund të ketë në qafë apo në duart e tij.
Monika Kryemadhi: “Monika nuk të lidh me zinxhirë, Monika të lidh me fjalë. Për Monikën, fjala e dhënë është shumë më e rëndësishme sesa zinxhirët e florinjtë që mban Edi Rama në qafë apo në duart e tij. Për sa i përket sistemit të drejtësisë, nuk më ka pëlqyer asnjëherë sistemi i drejtësisë, që në kohën e komunizmit, ku të gjithë kemi pasur probleme në atë kohë për shkak të dy standardizimit, apo të mungesës së demokracisë, lirisë së fjalës apo edhe lirisë së ekonomisë e shumë të tjera, që në njëfarë mënyre po përsëri sado që të ishte ka pasur problemet dhe hesapet e saj të cilat i ka shlyer.”