Manastirliu tregon se kur do dalë raporti final për variantet e reja të Covid

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se bazuar nga informacionet prej epidemiologëve dhe raporteve ditore, ka një ulje të qëndrueshme prej gati një javë në Shqipëri.

E ftuar në emisionin Real Story, se ditën e enjte Komiteti Teknik do të japë raportin final për variantet e reja të koronavirusit.

Ndër të tjera, Manastirliu u shpreh se vendi është në kilometrin e fundit të maratonës dhe vaksinimi i popullsisë do të shënojë fundin e saj.

Ogerta Manastirliu: “Do kemi shumë shpejt raport për të gjithë hulumtimet që janë kryer, dhe po përgatitet raporti final të enjten për ekzistencën e varianteve të reja. Për një muaj e pak, kemi dyshime të arsyeshme se qarkullojnë variantet e reja, por një raportim final do e japë Komiteti të enjten. Sa i përket riinfektimeve ka raste që janë në hulumtim, për të parë dinamikën. Por edhe rastet e riinfektimeve, bashkë me shpeshtësinë, ishin indikatorët që çuan ekspertët në arsyetimin që mund të kemi rritje të transmetueshmërisë.

Ka një rënie, por vendet janë në alert prej mutacioneve. As recetë magjike nuk ka, se ka lëshuar njeri. Patjetër ekspertët njëzëri deklarojnë se vaksinimi i popullatës është fundi i luftës me pandeminë, por edhe kjo duhe vlerësuar, por jemi në kilometrin e fundit të një maratone e cila përsëri duhet vlerësuar tek gjërat”.