Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Halil të Fushë-Krujës.
Sipas informacionve paraprake, mësohet se një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në banesën e shtetasit Arben Pllumi.
Kësaj banese i është vënë për herë të dytë tritol, ku dhe herën e parë ka pasur vetëm dëme materiale.
Më parë edhe vëllait të Arben Pllumbit, i është vendosur tritol në banesën e tij në Krujë. Vëllai i tij jeton në Itali.
Arben Pllumbi dhe i vëllai i tij nuk kanë precedent penal apo konflikte, por vetë historiku i vendosjes së lëndës eksplozive tregon që ka diçka dhe se këto janë paralajmërime për to.
Pritet që forcat xheniere të kontrollojnë nëse ka lëndë të tjera plasëse në zonë, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen autorëve dhe arsyeve që i çuan të vendosin tritol.