Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka thënë shkurt dhe prerë se nëse do të kishte votat në Kuvend, ajo do të votonte për shkarkimin e presidentit Meta. Kjo lëvizje do të vinte, sipas saj, pasi është fajtor për fuqizimin e Edi Ramës, për dhënie pushteti.
Në emisionin “Open”, Kryemadhi foli edhe për deputetin Robert Bitri, i cili u largua nga LSI-ja për t’ju bashkuar mazhorancës.
“19 deputet kam unë, një e bleu Rama për ti futur djalin në punë.
Po të kisha votat, do e shkarkoja po të kisha vend, me motivacionin për fuqizimin e Edi Ramës, për dhënien e pushtetit”, tha ndër të tjera Kryemadhi.