E premte, 26 Nëntor, 2021
12.5 C
Tirana

Kryemadhi nxjerr emrat: Dashnorja e kriminelit, në krye të Prokurimeve Publike

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka shpërthyer në revoltë të hapur, me theks të veçantë ndaj qeverisë. Duke përmendur emra deputetësh, ajo ka nxjerrë edhe fakte tronditëse, teksa ishte e ftuar në emisionin “Open” në “Top Channel”, me gazetaren Eni Vasili.

Debate të ashpra janë pasuar mes saj dhe Alfred Pezës, sekretar për marrëdhëniet me mediat në PS. Kryetarja e LSI-së u shpreh se në krye të një institucioni të rëndësishëm shtetëror, siç janë Prokurimet Publike, është vendosur dashnorja e një krimineli.

Debatet

Kryemadhi: Në krye të Prokurimeve Publike në Kryeministri, dashnorja e një krimineli

Kryemadhi: Kujt i është kapur Tojota Jarisi?

Peza: Do flasim me shifra, këto janë shifrat e Policisë së Shtetit…

Kryemadhi: Lëri shifrat, është e Taulant Ballës.. Të nxorën jashtë loje

Peza: Ku e ke provën që është e Taulant Ballës?

Kryemadhi: Kemi përgjime, e ka në Prokurori

Peza: Po s’flitet kështu

Kryemadhi: Ore 5 mln euro që u kapën të kujt janë?

Peza: Të hetojë Prokuroria

Kryemadhi: Kush është personi që ka folur në celular me shoferin e kamionit?

Peza: E ke provën?

Kryemadhi: Po, por do shoh ku do shkojë Arta Marku…

Kryemadhi: Të gjuajtën gazetaren me armë, dhe u mblodhën gazetarët se iu mbyll goja

Peza: Nuk flitet kështu

Kryemadhi: Opozita s’është ajo që duhet, se përndryshe e kishim tërhequr zvarrë Edi Ramën…

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lajçak: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të sjellë rezultate

I ngarkuari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, vazhdon përpjekjet për realizimin e një takimi në kuadër të dialogut mes kryeministrit të Kosovës...

Në gjigandin e ‘Amazon’ punonjësit trajtohen si ‘skllevër’, punë jashtë orarit

Amazon po përballet me greva nga punonjësit e magazinës dhe shoferët e dërgesave në të gjithë Evropën, ndërsa fillon fundjava e saj më e...

Groposi në oborr 8-vjeçarin, digjet shtëpia e Klodian Çalamanit

Sot është shkrumbuar shtëpia e 38-vjeçarit Klodian Çalamani, i cili vrau 8-vjeçarin Mateo Vasiu. Banesa e vrasësit gjendet shumë pranë asaj së familjarëve të...

Keni bërë plane për fundjavë? Reshje shiu, shoqëruar me shkarkesa elektrike

Fundjava parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu. Ditën e shtunë,...

Ismail Kadare vlerësohet me dekoratën e lartë

Asambleja e Përgjithshme e Frankofonisë për Europën, në mbledhjen e kësaj të premte ka vlerësuar akademikun dhe shkrimtarin Ismail Kadare. Akademikut i është akorduar...