Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka publikuar një foto ku sipas saj shikohet të jetë Sajmir Tahiri dhe Edi Rama që kanë dalë krah të kriminelëve. Gjithashtu, kryemadhi ka publikuar me mbështetës të Partisë Socialistë në zgjedhjet e vitit 2013.
“Edi Rama me koalicionin e tij të krimit! Këto janë pjesa e tepsisë dhe drejtuesit e timonit!” shkruan bashkangjitur fotos Kryemadhi.
Në foton e dytë kryemadhi shkruan: “Përfaqësuesit e denjë të koalicionit të ri të Ramës! Edi Rama është rrezik kombëtar!”
“Jemi një vend afër komunizmit. Basha, jam e bindur që nuk do pranojë që ky vend të qeveriset nga bandat, Rama është rrezik kombëtar dhe po bëhet dhe rajonal tani. Ky vend po masakrohet, po rizgjohet konflikti mes bandave që i shërbyen në maksimum Ramës,” u shpreh më herët ajo në emisionin Opinion kryetarja e LSI-së, Kryemadhi.