Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kriza energjetike, qeveria tashmë me një plan masash

4 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kriza energjetike, qeveria tashmë me një plan masash

Qeveria shqiptare ka hartuar në plan për kursimin e energjisë. Plani i hartuar nga Ministria e Energjetikës do të diskutohet sot me ekspertët e fushës, ndërsa pritet të miratohet nesër në mbledhjen e qeverisë.

Ky plan parashikon kufizim e energjisë në institucionet shtetërore me një përqindje që ende nuk është përcaktuar, bëjnë me dije burime për Televizionin Klan.

Për secilin institucion publik do të shihet mesatarja e energjisë së konsumuar në një muaj për vitin e shkuar, dhe nëse kjo masë nuk është reduktuar në një përqindje të caktuar, atëherë ndaj institucionit do të ketë penalitete.

Gjithashtu plani parashikon edhe kufizimin me vendim qeverie të ndriçimit publik në rrugë, dhe nëpër zbukurime ndërtesash publike.

Pjesë e tij është edhe kufizimi i ndriçimit të reklamave pas një orari të caktuar gjatë natës. Gjithashtu Ministria e Energjetikës ka parashikuar që për të shtuar burimet energjetike në vend, dhe për të ulur harxhimin e energjisë së rrjetit, të subvencionojë të gjitha ata abonentë që do të vendosin panele diellore për ngrohjen e ujit apo edhe për ndriçimin në ambientet e brendshme.

Deputeti socialist, Erion Braçe tha sot në Komisionin e Ekonomisë, se qeveria duhet të shpallë sa më shpejt të jetë e mundur planin e kursimit të energjisë.

“Padyshim që kemi detyrim furnizimin me energji, por duhet të llogaritet çdo qindarkë për të garantuar energjinë, por është e domosdoshme një plan kursimi që ende nuk është i qartë. Të kursesh nuk është as tallje dhe as komunizëm, por jetike. Qeveria duhet të shpallë një plan kursimi për institucionet publike, gjithë Evropa po e bën vetëm ne bëjmë harakirin me energjinë. Zgjohuni në 5 të mëngjesit dhe shikoni se çfarë ndriçon kot. Shumë mirë që keni dhënë 28 miliardë lekë për energjinë elektrike, por ka ardhur koha që kush e do energjinë elektrike për luks duhet ta paguajë më tepër dhe jo sa një pensionist. Kjo nuk shkon më. Ka muaj që e thoni po nuk shkon më.

Paketa sociale më shqetëson pafund kjo gjë. Paketa sociale duhet të kishte dalë, sepse akti normativ që ka dalë që në korrik. Imagjinoni një çift pensionistësh që marrin 22 mijë lekë, imagjinoni familjet me ndihmë ekonomike që shkon maksimumi 36-52 mijë lekë të vjetra. Këta njerëz i kanë sytë vetëm tek paketa sociale, nuk i kanë gjëkund tjetër”.

Në datën 1 tetor faturimi i energjisë elektrike nuk do të jetë i njëjtë për të gjithë, si aktualisht me 9.5 lekë për kilovat. Këtë dimër, faturimi do të bëhet me fasha, kush shpenzon mbi 800 kilovat do të paguajë më shtrenjtë. Nën këtë vlerë do paguhet 9.5 lekë/kilovat.

Tags: energjiaplan masashQeveriashqiperi

TË LIDHURA

Bordi cakton çmimet e reja, Braçe: Po grabitet çmimi neto i naftës?
Politikë

Bordi cakton çmimet e reja, Braçe: Po grabitet çmimi neto i naftës?

22:48 | 26/03/2026
Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania
Aktualitet

Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania

21:48 | 26/03/2026
Dorian Teliti: Duhet një reformë territoriale për njerëzit, jo për interesat e pushtetit!
Aktualitet

Dorian Teliti: Duhet një reformë territoriale për njerëzit, jo për interesat e pushtetit!

20:04 | 26/03/2026
Next Post
L*ftë

L*ftë

Shpërthimi në Burkina Faso: Dhjetëra të vd*kur pas goditjes së autokolonës

Shpërthimi në Burkina Faso: Dhjetëra të vd*kur pas goditjes së autokolonës

Italia me plan kursimi të gazit gjatë dimrit

Italia me plan kursimi të gazit gjatë dimrit







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Bordi cakton çmimet e reja, Braçe: Po grabitet çmimi neto i naftës?
Politikë

Bordi cakton çmimet e reja, Braçe: Po grabitet çmimi neto i naftës?

by mirseda
22:48 | 26/03/2026
0

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas vendimit të Bordit të Transparencës për përcaktimin e...

Polonia ndëshkon kuqezinjtë, shënojnë sërish gol

Polonia ndëshkon kuqezinjtë, shënojnë sërish gol

22:30 | 26/03/2026
“Po luten për marrëveshje”/ Trump: Hormuzi rihapet nëse…

“Po luten për marrëveshje”/ Trump: Hormuzi rihapet nëse…

22:08 | 26/03/2026
Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë

Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë

22:05 | 26/03/2026
Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania

Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania

21:48 | 26/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com