Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kritika të ashpra ndaj Konferencës Botërore të Klimës

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kritika të ashpra ndaj Konferencës Botërore të Klimës

Shoqëria civile paralajmëron për dështimin e Konferencës Botërore të Klimës në Madrid për shkak të formulimeve të deklaratës përfundimtare. Negocimi i saj u shty deri të shtunën.

Përfaqësues nga shoqëria civile janë shprehur të tronditur për rrjedhën e bisedimeve në Konferencën Botërore të Klimës në Madrid. Drejtuesja e Greenpeace International, Jennifer Morgan, i cilësoi përfundimet aktuale të deklaratës si “mashtrim ndaj njerëzve në të gjithë botën” dhe “të papranueshme”. Morgan kritikoi, që Kili, vendi që mban presidencën e radhës në këtë konferencë ka dëgjuar më shumë ndotësit e klimës dhe jo njerëzit.

Drejtori i Iniciativës, Power Shift Africa, Mohamed Ado, tha se formulimet janë “katastrofike” dhe se e hedhin botën me vite pas, në vend që të reagojnë për ndryshimet e klimës. “Nëse do thoja ndonjëherë, se qeveritë e menderosën, këtë do ta thoja sot në Madrid”, tha Ado.

“Gjendja aktuale e bisedimeve është një katastrofë, dhe nuk mund të jetë varianti përfundimtar”, tha Sabine Minninger nga organizata humanitare „Bukë për Botën (Brot für die Ëelt). Edhe drejtuesja e delegacionit të WWF, Vanessa Perez-Cirera, deklaroi, se „jemi të shokuar për tekstin përfundimtar shumë të dobët.” Sipas saj janë hequr referimet për emergjencën absolute të kontributeve që duhen për mbrojtjen e klimës në vitin 2020. Para një forcimi të krizës së klimës, kjo është e papranueshme.

Fronte të ashpërsuara

Në Konferencën Botërore për Klimën frontet janë ashpërsuar. BE, Gjermania dhe disa vende nuk janë dakord me tekstin përfundimtar të deklaratës, u tha të shtunën.

Mungon një thirrje e qartë për premtime më të mëdha në mbrojtjen e klimës vitin e ardhshëm, si ka qenë e parashikuar në planin ndërkombëtar. Shtetet me ndotjen më të lartë, si SHBA dhe Australia kërkojnë zbutjen e teksteve, që duhet të miratohen në fund, me konsesus.

Grindje ka pasur edhe për rregullimin e tregtisë së emetimeve të gazrave ndotës dhe mbështetjen financiare për vendet e varfra në luftë kundër ngrohjes globale. Sipas Marrëveshjes për Klimën në Paris, 2015, shtetet duhet të forcojnë në vitin e ardhshëm strategjitë e tyre për kufizimin e ngrohjes globale në një masë të pranueshme. Konferenca tjetër Botërore e Klimës zhvillohet në Glasgou, Britaninë e Madhe./DW

Tags: beGjermaniaKONFERENCA BOTERORE E KLIMESkritikaShoqeria civile

TË LIDHURA

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti
Bota

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti

22:54 | 05/03/2026
Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit
Bota

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

22:17 | 05/03/2026
Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran
Bota

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

21:58 | 05/03/2026
Next Post
Tirana dhe Durrësi nuk gjejnë qetësi, sërish lëkundje tërmeti gjatë natës

Tirana dhe Durrësi nuk gjejnë qetësi, sërish lëkundje tërmeti gjatë natës

Moti për sot/ Mos i prishni planet, ja si do të variojnë temperaturat

Moti për sot/ Mos i prishni planet, ja si do të variojnë temperaturat

Gazetarja e njohur flet troç: Shumë figura të ekranit më kanë bërë padrejtësi

Gazetarja e njohur flet troç: Shumë figura të ekranit më kanë bërë padrejtësi







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti
Bota

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti

by mirseda
22:54 | 05/03/2026
0

Papa Leo publikoi një video të enjten duke u lutur që Zoti t’i ndihmojë udhëheqësit botërorë të...

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

22:50 | 05/03/2026
Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

22:17 | 05/03/2026
Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

21:58 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com