Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, situatë e cila do të vijojë edhe gjatë mesditës dhe pasdites në vendin tonë. Gjatë orëve të mbrëmjes, vranësirat do të bëhen më të dukshme në zonat përgjatë kufirit Lindor.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur nga -1 gradë celcius, deri në 17 gradë celcius.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi me 30km/h nga drejtimi Jugor, duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.