Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Krismat në Dhërmi, në lokalin e sherrit ishin edhe dy ministra të Ramës

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Krismat në Dhërmi, në lokalin e sherrit ishin edhe dy ministra të Ramës

Të shtënat me armë në lokalin e njohur në Dhërmi shkakruan panik mes pushuesve që kishin dalë për t’u dëfryer. Pak minuta pasi kishte kaluar mesnata, një konflikt mes disa të rinjve në diskon “Havana” përfundoi me të shtëna armë.

Gjithçka mësohet se ka ndodhur në praninë e një numri të konsiderueshëm personash, që ndodheshin në ambientet e lokalit të natës, duke i terrorizuar këta të fundit.

Nga dëshmitarët mësohet se pas të shtënave me armë, personat që ndodheshin në brendësi të lokalit janë larguar të terrorizuar dhe të tmerruar nga çfarë po ndodhte në ato momente

Mes të pranishmëve të shumtë në lokalin e njohur në zonën e Dhërmiut, që shërben si disko dhe restorant, pak para ngjarjes ndodheshin dhe dy ministra të qeverisë Rama, shkruan ‘Panorama’.

Ministrat, pasi kanë konsumuar pije në ambientet e diskos, janë larguar rreth dy orë para se të ndodhnin të shtënat, për t’u akomoduar në pjesën e restorantit.

Nga ana tjetër, përveç dy ministrave, në ambientet e diskos “Havana” kanë qenë dhe shumë persona të tjetë të njohur, por edhe çifte me fëmijë të vegjël, të cilët kanë përjetuar tmerr nga ajo që kanë parë me sy në atë që konsiderohet si një prej
vendeve që frekuentohet nga të pasurit e kryeqytetit.

Arrestimi

Disa orë pas ngjarjes, Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar Emiljano Ninën, 23 vjeç, banues në Tiranë, si autorin e të shtënave, duke saktësuar se ka qëlluar në ajër me pistoletë, katër herë. 23-vjeçari u kap nga efektivët e Komisariatit të Himarës, ndërsa lidhur me shkakun e konfliktit, sipas Policisë ka nisur për shkak të një konflikti të hershëm mes tij dhe një personi tjetër në momentin e përballjes në disko “Havana”. Zyrtarisht, nga ana tjetër nuk bëhet i ditur identiteti dhe as inicialet e personit, me të cilin është konfliktuar i arrestuari.

HETIMET

Nga hetimet e policisë konfirmohet se Nina ka qëlluar katër herë në ajër me një armë tip “pistoletë”, të cilën e mbante me vete edhe në momentin kur ka hyrë në ambietet e lokalit. Sipas asaj që konfirmohet nga blutë, mësohet se autori Nina dhe një tjetër person kishin pasur një konflikt të hershëm mes tyre dhe grindja nuk ka lindur në ambientet e diskos.

Autori dhe personi tjetër kishin njohje me njëritjetrin. Personi i paidentifikuar i ka kërkuar llogari Emiljano Ninës për shikimet e shpeshta që i hidhte të dashurës së tij. Kaq ka mjaftuar që mes dy grupeve, që ishin ndarë në dy tavolina, të niste një përleshje fizike, ku nuk munguan as goditje me karrige në drejtim të njëri-tjetrit apo edhe shishe.

Sipas Policisë, Nina e kishte ngacmuar edhe kohë më parë vajzën, ndërsa në ambientet e lokalit është përplasur me të dashurin e saj, duke nisur edhe grindjen e përgjakshme. Pikërisht pas debateve, sipas Policisë, Nina ka qëlluar katër herë në ajër me pistoletë dhe më pas është larguar nga lokali.

I riu u kap vetëm pak minuta pas ngjarjes, pasi nuk ishte larguar nga lokali ku ka ndodhur përleshja dhe të shtënat me armë. Në momentin e ndalimit, atij iu sekuestrua dhe arma me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër. Emiljano Nina akuzohet tashmë për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municioneve” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

PANORAMA

Tags: “sherrit”DhermiishinKrismatlokalinministraRamës

TË LIDHURA

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit
Aktualitet

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA
Aktualitet

Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

21:22 | 20/04/2026
Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari
Aktualitet

Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari

21:18 | 20/04/2026
Next Post
Jep dorëheqjen sekretari britanik, letra e lamtumirës që i shkruan May

Jep dorëheqjen sekretari britanik, letra e lamtumirës që i shkruan May

Makina përplas fëmijën në Elbasan, ndalohet drejtuesi

Makina përplas fëmijën në Elbasan, ndalohet drejtuesi

Kërcënohet me vdekje, dëshira e vetme e familjes shqiptare

Kërcënohet me vdekje, dëshira e vetme e familjes shqiptare







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”
Showbizz

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”

by mirseda
23:53 | 20/04/2026
0

Në festën e organizuar nga Top Channel pas përfundimit të "Big Brother VIP 5", Sara Hoxha, drejtuesja...

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

21:52 | 20/04/2026
Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

21:27 | 20/04/2026
“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com