Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Krisma në koncert ose të këndosh në kohën e tërmetit

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Duka në stadium, përtej urrejtjes së kritikëve dhe dashurisë të brohoritësve

Nga Lorenc Vangjeli

Dy shqiptarë të zakonshëm që vrasin kohën në bar, me apo pa bar që digjet, e kanë të përhershme frazën: “Kurrë nuk kemi qenë më keq se sot!”

E njëjta psherëtimë ankuese, tipike për ballkanasit, që përgjithësisht shtriqen me këmbët futur në detin e nxehtë të Mesdheut dhe ftohin kokën në lartësi malesh, mund të hiqej në shpirt në mënyrë identike edhe dhjetë vjet më parë. Edhe njëzet apo tridhjetë vjet më parë. Me shumë gjasa shprehja: “Kurrë nuk ka qenë më keq se sot!”, do të ketë jetë të gjatë. Por mjafton vetëm një moment reflektimi për të kuptuar një të vërtetë të thjeshtë: Shqipëria, skaji i prapambetur i Evropës, nuk ka qenë kurrë ndonjëherë parajsë që është shndërruar papritur sot në ferr. Nuk ka qenë e tillë as kur ishte skaj i perandorisë osmane që i imponoi pushtimin e besimin e saj, as kur ngriti flamurin e pavarësisë, as kur rendte mbas “oksidentalizmës” me një mbret oriental, as në kohën e Hoxhës që pushkatoi priftin e hoxhën bashkë dhe as në përcartjen anarkike ndaj lirisë së demokracisë dhe pothuajpluralizmin e RamaBashaMonaIlirDoktorit të sotëm. Ndaj fraza për të keqen absolute, përveçse marrëzi e nostalgjikëve, është shenja e moskuptimit të asaj qe është e dukshme: progresi në Shqipëri është kryesisht produkt i epërsisë së sistemit dhe vitalitetit të pazakontë të vetë shqiptarëve. Një shembull: sot shkohet më shpejt nga Tirana në Uashington sesa dje po mund të udhëtohej nga Tirana në Sarandë.

As Ballkani që ka provuar luftën ndëretnike, urrejtjen dhe gjenocidin, nuk ka qenë kurrë ndonjëherë si sot. Edhe konflikti më i vogël me armë, është shumë më keq edhe se paqja më e brishtë.

Të gjithë së bashku në Ballkan, të gjithë popujt e gadishullit kontravers, janë shumë herë më mirë sot sesa kanë qenë dje, por janë edhe shumë herë më keq sesa do të duhej të ishin. Ata janë shumë më keq sesa meritojnë të jenë dhe pafund më keq sesa kanë pasur mundësi të jenë. Dhe kjo gjë ka ndodhur kryesisht për shkak të politikës, pavarësisht gjuhës që politika flet, shqip, greqisht apo serbokroatisht. Pavarësisht nëse ajo trazon qytetarët e saj në Tiranë a Prishtinë, në Beograd a Shkup, në Athinë a Podgoricë.

Po të dëgjosh sot çfarë thonë skeptikët dhe cinikët në Tiranë, krijohet ideja se gjithë Shqipëria është një agjenci funerale, ku secili çon në varr tjetrin, ky njëri prodhon drogë dhe tjetri konsumon këtë drogë dhe të gjithë bashkë luajnë ditë e natë skedinën e fatit: kryeministër duhet të jetë Rama apo Basha. Po të dëgjosh secilin që ka një zë publik në opozitën e sotme, njëlloj si opozitarët e djeshëm socialistë, do të krijohej bindja se në këtë vend nuk ekziston asgjë tjetër përveç dhembjes, frikës, tërmetit, korrupsionit e krimit të pandëshkuar. Të ankohesh e të shash si otoman i ngeshëm dhe të presësh të të ngrohë këmbët deti e të të freskojë kokën mali, por pa lëvizur nga vendi, është sport kombëtar në Shqipëri, në të cilin cikli nga pushteti në opozitë shoqërohet me riqepje himeni që rivirgjëron gjithë kurvërinë politike.

Në të vërtetë ekziston një atdhe tjetër. Një atdhe i heshtur i hallexhinjve të heshtur. Një atdhe  i padukshëm për ata që nuk janë të verbër, por zgjedhin të mbyllin sytë. Edhe në kohën e luftës kanë lindur fëmijë. Edhe në errësirën më të thellë gjendet dritë, ka njerëz që dashurojnë e martohen dhe njerëz që jetojnë e divorcohen, që ëndërrojnë të nesërme dhe vendosin të vdesin qetësisht në një të nesërme tjetër. Edhe në qelinë më të errët ka jetë, do të thoshin optimistët, që e kuptojnë botën sipas një sistemi pak më të ndërlikuar krahasimi se bardh e zija e skeptikëve: si kemi qenë dhe si jemi!

Pak ditë më parë në fillim Arditi dhe Anila nuk jua refuzuan shqiptarëve magjinë e këngës së tyre.

Pas disa ditësh Vera dhe Alketa do të sjellin këngën shqip në Tiranë. Festivali në zi, kur të vdekurve nga tërmeti ende nuk ju është ngjeshur dheu mbi varr, ngjan si krismë arme në koncert. Por meqë në Tiranë i kanë të gjithë me qejf krahasimet, edhe Vagneri, Bethoveni apo Verdi kanë shtënë me armë në koncertet e tyre. Në Tiranën e interesave të vogla, të egoizmit meskin dhe vanitetit plot shkëlqim të rremë, nuk ka dhe nuk ka për të pasur ndonjëherë Vagner e Bethoven, por muzika e tyre mund të dëgjohet fort. Për të kuptuar se edhe në këtë skaj plot ankesa idiote e mendjemadhësie të marrë të Ballkanit, mund të luhet muzikë. Se mund të këndohet edhe në kohën e tërmetit!

Tags: komentlorenc vangjeli

TË LIDHURA

Mbyllet procesi i votimit në burgun e Drenovës, sa të dënuar kanë votuar
Politikë

Mbyllet procesi i votimit në burgun e Drenovës, sa të dënuar kanë votuar

14:34 | 11/05/2025
Fotografoi fletën e votimit, arrestohet qytetarja në Tiranë
Politikë

Fotografoi fletën e votimit, arrestohet qytetarja në Tiranë

12:29 | 11/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Rama gjen ‘fajtorin’ për negociatat, nuk konfirmon Dakon për një tjetër mandat

Arrestimet në Durrës/ Paloka nxjerr videon: Rama e nxori Dakon prapë "akullore"

Si u mbrojt Konstandinopoja nën flamurin Arbnor

Si u mbrojt Konstandinopoja nën flamurin Arbnor

Eliminuan 6 veta në Elbasan/ Hoxha: Mister ekzekutorët. S’kanë lënë asnjë gjurmë

Eliminuan 6 veta në Elbasan/ Hoxha: Mister ekzekutorët. S'kanë lënë asnjë gjurmë

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

Mbyllet procesi i votimit në burgun e Drenovës, sa të dënuar kanë votuar
Politikë

Mbyllet procesi i votimit në burgun e Drenovës, sa të dënuar kanë votuar

by mirseda
14:34 | 11/05/2025
0

Procesi i votimit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Drenovë, në Qendrën e Votimit 3707/1,...

Fotografoi fletën e votimit, arrestohet qytetarja në Tiranë

Fotografoi fletën e votimit, arrestohet qytetarja në Tiranë

12:29 | 11/05/2025
E fundit! Egli ‘p*rplaset’ me Xheneten ne ditelindjen e Loredanes, ben veprimin e papritur ndaj saj

E fundit! Egli ‘p*rplaset’ me Xheneten ne ditelindjen e Loredanes, ben veprimin e papritur ndaj saj

11:42 | 11/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
KQZ: Në 5% të QV kandidatët për deputetë nuk janë larguar mbi 150 metër

KQZ: Në 5% të QV kandidatët për deputetë nuk janë larguar mbi 150 metër

11:24 | 11/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com