Numri i krimineleve shqiptarë në Britani është trefishuar. Këta janë të dhënat e fundit që flasin për bandat shqiptare, ku anëtarët e tyre kanë mbushur burgjet britanike, shkruan Tirana Today.
Shifrat e Ministrisë së Drejtësisë tregojnë se 726 shkelës të ligjit nga Shqipëria janë lënë pas hekurave vitin që lamë pas, nga 267 që ishte numri i tyre në vitin 2013.
Shumë prej tyre janë dënuar për vrasje, drogë, prostitucion, pastrim parash, kontrabandim njerëzish dhe kërcënime me vdekje.
Shqiptarët tani përbëjnë grupin e tretë më të madh të huajave të burgosur në Angli dhe Uells, pas kriminelëve irlandezë dhe polakë.
Rreth 321 të burgosur janë të akuzuar për trafikimin e lëndëve narkotike. Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka paralajmëruar se bandat e tregtarëve shqiptarë të drogës tani janë ‘një kërcënim i rëndësishëm’, duke përdorur taktika gjithnjë e më të pamëshirshme për të mbrojtur biznesin e tyre, raporton Daily Mail.
Grupet e krimit të organizuar nga vendi, i cili ka një popullsi prej vetëm 2.9 milion, tani kanë ndikim të madh në furnizimin me kokainë në Mbretërinë e Bashkuar.
Deputeti i punës David Hanson, anëtar i komitetit në Commons, tha se ishte një “suksesi” që gangsterët shqiptarë po kapeshin dhe burgoheshin.
Por ai shtoi: “Është e rëndësishme që qeveria të gjejë një mekanizëm për të siguruar që ata t’i shërbejnë dënimet të tyre në Shqipëri. Në një kohë të mbipopullimit të burgjeve britanike është e domosdoshme që ato të largohen shpejt”. TIRANA TODAY











