Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Krimi i rëndë/ I ati vrau të birin në gjumë, pastaj shkoi tek nusja

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Krimi i rëndë/ I ati vrau të birin në gjumë, pastaj shkoi tek nusja

Një 41-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, tri ditë pasi u dhunua barbarisht nga babai i tij.

Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Gjuricaj të Durrësit. Viktima Agron Tema u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal të Durrësit të hënën në mëngjes, por prej andej u përcjell për në Tiranë për ndihmë më të specializuar, për shkak se gjendja e tij paraqitej e rëndë. Pavarësisht ndihmës së mjekëve, 41-vjeçari ndërroi jetë mesditën e së enjtes.

I ati, Xhavit Tema, ndodhet prej tri ditësh në ambientet e paraburgimit në Durrës. 70-vjeçari, gjatë marrjes në pyetje nuk ka shfaqur aspak pendesë për krimin, ndërsa ka dhënë disa versione mbi shkakun e dhunës ndaj të birit.

Viktima Agron Tema
Viktima Agron Tema
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës së 2 korrikut në fshatin Gjuricaj. I moshuari u arrestua në kushtet e flagrancës, pas denoncimit të bërë për dhunë në familje. Përveç djalit, viktimë e agresionit të 70-vjeçarit ishte dhe Jolanda Tema, 24 vjeçe, nusja e djalit të vogël të të moshuarit, që jeton në emigracion. Policia bën të ditur se Xhavit Tema në banesën e përbashkët ka goditur djalin e tij me shkop topuz, që përdoret zakonisht për shtypjen e ullinjve, ndërsa ky i fundit ishte në gjumë.

Goditja në koka i ka shkaktuar Agron Temës dëme të rënda. Ndërsa më pas ka tentuar të njëjtën gjë dhe me nusen e djalit të tjetër, Jolandën, duke e goditur në trup ndërsa po flinte në shtrat. Kjo e fundit mori dëmtime të lehta dhe ishte ajo që bëri denoncimin në pPolici për atë që kishte ndodhur.

Me anë të dy njoftimeve, Policia e Durrësit sqaron: “Më datë 02.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.T., vjeç 70, banues në fshatin Gjuricaj, pasi ka goditur me sende të forta djalin dhe nusen e djalit A.T., dhe J.T., vjeç 41 e 24. A.T. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, J.T., pa probleme për jetën”,- tha Policia në komunikatën paraprake, ndërsa njofton se, “Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 05.07.2018, ka ndërruar jetë në spital shtetasi A.T., vjeç 41, banues në Gjuricaj, Durrës”.

Pritet që Prokuroria të ndryshojë akuzën ndaj 70- vjeçarit në “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, tani që djali i tij ndërroi jetë pas dhunës së pësuar. Burime policore thanë se të hënën e 2 korrikut, në kulmin e një sherri, 70- vjeçari dhunoi në banesë djalin dhe nusen e djalit tjetër të tij, 24 vjeçe, duke i goditur me sende të forta. Ata u transportuan në spital, por tri ditë më vonë 41- vjeçari humbi jetën.

Ndërsa e reja mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime nga grupi hetimor thanë për gazetën se 70- vjeçari dyshohet të ketë probleme psikologjike. Ai nuk ka shfaqur pendesë për vrasjen e të birit, ndërsa jep deklarata kontradiktore për motivin e ngjarjes.

PANORAMA

Tags: babaidjalingjumegodititopuz

TË LIDHURA

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare
Aktualitet

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare

22:48 | 10/07/2025
Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?
Aktualitet

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

22:45 | 10/07/2025
OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj
Aktualitet

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

22:13 | 10/07/2025
Next Post
Po lante enët, rasti i shqiptarit që fundos restorantin e njohur

Po lante enët, rasti i shqiptarit që fundos restorantin e njohur

Video/Nga Parisi në Shqipëri, në vendin e sunduar nga mafia

Video/Nga Parisi në Shqipëri, në vendin e sunduar nga mafia

Po mblidhnin skrap, ndërron jetë i riu nga Laçi. Shoku i tij vdiq dje

Po mblidhnin skrap, ndërron jetë i riu nga Laçi. Shoku i tij vdiq dje

JU REKOMANDOJMË

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare
Aktualitet

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare

by mirseda
22:48 | 10/07/2025
0

Ka përfunduar me sukses një operacion i vështirë shpëtimi në Gjirin e Gramës, ku një velierë me...

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

22:45 | 10/07/2025
A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

22:24 | 10/07/2025
OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

22:13 | 10/07/2025
Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

21:28 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com