Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Kreu i UGSH-së viziton ‘ndërgjegjen e kombit’/Çipa: Shqipëria në kaos. Vatra, udhërrëfyesi i shqiptarëve!

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Kreu i UGSH-së viziton ‘ndërgjegjen e kombit’/Çipa: Shqipëria në kaos. Vatra, udhërrëfyesi i shqiptarëve!

Kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa ka vizituar Shtëpinë e Vatrës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e Vatrës, Çipa ka theksuar se ky institucion i ndërgjegjes kombëtare duhet të vijojë të shërbejë si një udhërrëfyes për Shqipërinë, e cila gjendet në ditë të vështira.

Duke iu referuar çështjes së korrigjimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe kaosit politik dhe ekonomik që mbizotëron në Shqipëri, Çipa vuri në dukje se Vatra duhet të jetë pishtari për të orientuar në mënyrën e duhur shqiptarët, ashtu siç ka bërë për 106 me radhë.

“Erdha me familjen time në Vatrën shqiptare në respekt të veprave të mëdha dhe shërbimeve kombëtare që kanë bërë Vatranët. Zëri i Vatrës dëgjohet me respekt në të gjithë hapësirat shqiptare. Është kjo arsyeja përse unë do t’ju apeloja që të na prini në unifikimin e qëndrimeve Kombëtare sepse Kombi po kalon momente të vështira, qoftë në “korrigjimin”e zgjidhjen e asaj çfarë ka ndodhur për 70 vjet me fqinjin Jugor-Greqinë, qoftë edhe me atë ç’ka flitet për ndryshim, korrigjim kufijsh apo shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë! Zëri i Vatrës, ashtu siç ka bërë për 106 vite, duhet të na orientojë e të na ftillojë në kushtet e një kaosi politik që mbizotëron në vend”, është shprehur kreu i UGSH-së, Aleksandër Çipa.

Gazetari Aleksandër Çipa e vizitoi Vatrën së bashku bashkëshorten dhe me dy djemtë e tij. Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto i uroi mirëseardhjen dhe e prezantoi me veprimtaritë dhe shqetësimet e Vatrës.

“Sot me 21 Gusht 2018, në mbrëmje, isha mysafir në Shtëpinë e Vatrës historike, në Vatrën Kombëtare të Amerikës. U ndjeva i emocionuar në këtë Institucion të përfaqësimit të ndërgjegjes Kombëtare. Është Vatra e bijve dhe Etërve të identifikimit Kombëtar në Diasporën Shqiptare në përgjithësi, dhe në USA në veçanti. Takimi me drejtues të Vatrës, me Kryetarin Dritan Mishto, dhe bashkëbisedimi më bashkëpunëtorët e tij, përbën një ngjarje në jetën time dhe një mbresë e thellë shpirtërore gjatë vizitës time në Shtet e Bashkuara të Amerikës”- Këto fjali i shkëputëm nga mbresat që shkroi z. Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, në librin e vizitorëve të Vatrës”, theksoii Çipa.

Gjatë prezantimit z. Mishto tha se Vatra ndjehet mirë që pret sot një nga gazetarët më me integritet në Shqipëri, një përfaqësues nga një familje e njohur atdhetare himarjote, ku spikat ikona Lefter Çipa, ati i tij, gjyshi i Akrit, që e kemi gjithmonë pranë Vatrës.





Më pas z. Mishto përcolli shqetësimin e Vatrës për zhvillimet e fundit në Kosovë e Shqipëri, pa lënë jashtë vëmendjes trevat e tjera Kombëtare. Lëvizja për ndryshim, korrigjim kufijsh e këmbim territoresh në Kosovë, për Vatrën, e cila ka dalë edhe me një deklaratë tashmë të publikuar, nuk është në favor të shqiptarëve. Po ashtu edhe zhvillimet në Shqipëri, marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, janë brengosëse për ne vatranët.

Vatra dënon edhe agresivitetin e nostalgjikëve të diktaturës. Përpjekja për të humbë Kujtesën e shqiptarëve nga krimet e diktaturës komuniste dhe nxitja e nostalgjisë për diktatorin, janë qëllimkëqija dhe synojnë të mbajnë demokracinë peng.

Vatra e denoncon me forcë këtë prirje dhe i bën thirrje shoqërisë civile të kundërshtojë me forcë kahet e politikës së interesuar për ta mbajtur peng Demokracinë shqiptare. Debati për Kampin e internimit në Tepelenë, duket se ka prapaskena politika qëllimkëqija, tha kryetari Mishto.

Vatra ka në gjirin e vet dhenë strukturat e saj vatranë që së bashku me familjet e tyre kanë qenë pjesë e dramës të atij kampi famëkeq. Vatra përmes gazetës së saj “Dielli” e ka lënë debatin e lirë dhe në Ditën e Kujtesës ka hartuar një deklaratë, që përkrah ngritjen muzeut të kujtesës.

Gazetari Çipa, ka falënderuar për mikpritjen e Vatrës. Ai theksoi se këtë vizitë e kishte pritë me shumë emocion.

“Erdha me familjen time në Vatrën shqiptare në respekt të veprave të mëdha dhe shërbimeve kombëtare që kanë bërë Vatranët. Zëri i Vatrës dëgjohet me respekt në të gjithë hapësirat shqiptare. Është kjo arsyeja përse unë do t’ju apeloja që të na prini në unifikimin e qëndrimeve Kombëtare sepse Kombi po kalon momente të vështira, qoftë në “korrigjimin”e zgjidhjen e asaj çfarë ka ndodhur për 70 vjet me fqinjin Jugor-Greqinë, qoftë edhe me atë ç’ka flitet për ndryshim, korrigjim kufijsh apo shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë! Zëri i Vatrës, ashtu siç ka bërë për 106 vite, duhet të na orientojë e të na ftillojë në kushtet e një kaosi politik që mbizotëron në vend”

Më pas ai ka bërë një pasqyrë të detajuar të gjendjes së sotme të gazetarisë në Shqipëri, e Kosovë, dhe ka zbuluar plagët e saj. Përmes statistikave ai ka treguar rritjen e mediave online (rreth 800)- të atyre audiovizive, të raportit të zhdrejtë të medias profesionale dhe asaj amatore, të represionit të pushtetit shtetëror, politik, ndaj pushtetit mediatik etj.

Ai tha se tregu mediatik shqiptar nuk funksionon normalisht dhe se Shqipëria përjeton krizën e raportimit profesional. Kryetari i Unionit të gazetarëve Shqiptarë theksoi se vetë media duhet të reformohet.  Ndërsa shtroi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të Unionit që drejton me Federatën Vatra.

Tags: ÇipakaoskreushqiperiashqiptarëveudhërrëfyesiUGSH-sëVatrënviziton

TË LIDHURA

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon
Aktualitet

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

20:51 | 05/01/2026
Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Politikë

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

20:07 | 05/01/2026
Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës
Politikë

Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

19:22 | 05/01/2026
Next Post
Prona fut në sherr vëllezërit, e bëri për spital kur i shkoi në shtëpi

Prona fut në sherr vëllezërit, e bëri për spital kur i shkoi në shtëpi

“The Big Bang Theory” drejt një finaleje spektakolare

“The Big Bang Theory” drejt një finaleje spektakolare

Terror në Paris/ 37-vjeçari thërriti “Allahu Ekber” para se ta vrisnin

Terror në Paris/ 37-vjeçari thërriti “Allahu Ekber” para se ta vrisnin







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë
Kosovo

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë

by mirseda
21:14 | 05/01/2026
0

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i më shumë se 27 mijë votave të...

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

20:51 | 05/01/2026
Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

20:07 | 05/01/2026
Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

19:38 | 05/01/2026
Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

19:22 | 05/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com