Presidenti Ilir Meta ka postuar në Facebook, një video nga maja e malit të Korabit. Duke i uruar shqiptarëve një fundjavë të mbarë, Meta ndan me ta momente nga ngjitja e tij në këtë mal, 2 ditë më parë.
“Mirëmëngjes të dashur miq! Duke ju uruar një fundjavë të mbarë, ju ftoj të shijoni këto pamje mahnitëse nga ngjitja në majën e Korabit.
Krenar për malet tona”, shkruan Meta, krahas videos në postimin e tij.