Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Kredia për shtëpi në shifra rekord, bankat dhanë 360 milionë euro në 2021

4 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Vlera e kredisë së re për shtëpi shënoi një vlerë rekord prej pothuajse 360 milionë eurosh vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bankat disbursuan 43.4 miliardë lekë kredi me qëllim financimin e blerjes së banesave nga individët.

Vlera e kredisë së re u rrit me 64% krahasuar me një vit më parë. Shifrat e bankës qendrore tregojnë se kredia e re ka prekur nivelet më të larta në të paktën gjashtë vitet e fundit, por me shumë të ngjarë kjo është edhe vlera më e lartë vjetore e shënuar ndonjëherë. Në fund të vitit 2021, portofoli i kredisë bankare për blerje banesash i matur si tepricë kredie arriti vlerën e 146 miliardë lekëve ose rreth 1.2 miliardë eurove. Në një vit, portofoli i kredisë për shtëpi është rritur me 14.6%.

Kredia për shtëpi është e përqendruar kryesisht në qarkun e Tiranës, por ritme të larta të rritjes vitin e kaluar shënuan edhe qarqet e Vlorës dhe Lezhës, çka tregon një shtim të investimit në prona pranë zonave bregdetare.

Kredia për shtëpi është produkti që ka udhëhequr rimëkëmbjen e kreditimit të ekonomisë në vitet e fundit. Oferta e bankave për këtë produkt ka qenë mjaft e lartë, sepse përgjithësisht me qëllim blerjen e banesave dhe të siguruara me një kolateral në formën e pronës rezidenciale kanë raportet më të ulëta të kredive me probleme. Kredia për shtëpi është gjithashtu një produkt që mundëson rritje të qëndrueshme të portofolit të kredisë, për shkak të afateve të gjata të maturimit, por edhe një shpërndarje të mirë të rrezikut, duke ulur përqendrimin e lartë tek kreditë e mëdha në sektorin e biznesit.

Cikli i rritjes së çmimeve të pasurive të paluajtshme në vitet e fundit ka rritur edhe kërkesën për kredi për shtëpi nga familjet, duke shtuar perceptimin se blerja e një prone është një investim i mirë për të ardhmen. Sipas Bankës së Shqipërisë, indeksi i çmimit të banesave u rrit me 6.7% në mesin e vitit 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Krahasuar me periudhën bazë të vrojtimit, vitin 2013, çmimet e banesave në Shqipëri janë rritur me 49.4%. Në perceptimin e aktorëve të tregut, kredia bankare ngelet një faktor i rëndësishëm në mbështetjen e kërkesës. Sipas agjentëve, afërsisht gjysma e transaksioneve në tregun e pronave financohen me kredi bankare. Edhe rritja e çmimeve po ndikon në vlera më të mëdha të kredive të marra nga individët për të blerë banesa.

Një faktor që me siguri e ka nxitur ndjeshëm kërkesën për kredi për shtëpi është çmimi. Normat e interesit kanë zbritur në nivelet më të ulëta historike dhe në veçanti për kredinë për shtëpi janë në nivele edhe më tërheqëse, për shkak se kreditë se rreziku është më i ulët, por edhe sepse konkurrenca në këtë segment mes bankave është mjaft e lartë.

Norma mesatare e interesit për kreditë e reja për shtëpi në lekë vitin e kaluar ishte rreth 3.4%, me një rënie të mëtejshme nga niveli prej 3.6% i vitit 2020. Ndërsa në euro, norma mesatare e interesit për këto kredi rezultoi 3.2%, në nivele të përafërta me një vit më parë./Monitor

Tags: kredishtepi

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

Njihuni me këmbimin valutor, 18 shkurt 2022

SHBA thotë se Rusia ka në plan të prodhojë justifikime për l*ftën

Tensione në Komisionin Hetimor/Tabaku jep ultimatum dhe i bën thirrje policisë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com