Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

KQZ vendos nesër: PD humbi zgjedhjet, të kthejë paratë e fushatës elektorale

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
KQZ vendos nesër: PD humbi zgjedhjet, të kthejë paratë e fushatës elektorale

Partia Demokratike përveçse humbi zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, tashmë do të duhet të kthejë një pjesë të fondit që tërhoqi nga ky buxhet para fushatës elektorale. Shumë që Partia Demokratike do të duhet të kthejë në buxhetin e shtetit është 1.7 milionë lekë të rinj.

Por, nuk është vetëm Partia Demokratike ajo që do të duhet të kthejë mbrapsht një pjesë të financimeve të fushatës elektorale, por janë edhe republikanët. Këta të fundit duhet të kthejnë rreth 2 milionë lekë të rinj.

Ndërkaq, ditën e nesërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë nesër vendimin mbi detyrimin që ka Partia Demokratike dhe ajo Republikane, ndërsa pritet të miratojë fondin shtesë për PS, LSI, PDIU dhe PSD-në e Skënder Gjinushit.

Listës së partive që penalizohen nga përllogaritja e  sasisë së fondit publik që do t’u shpërndahet partive politike që morën pjesë në zgjedhjet e 25 qershorit, janë edhe 11 parti të vogla politike, ku përfshihet edhe Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit.

Këto parti shënuan rezultate tejet të dobëta në zgjedhje dhe nuk arritën të kalonin as pragun e 3 përqindëshit që t’ i bënte ato parti parlamentare.

FRD duhet të kthejë në buxhet 1.1 milionë lekë, ndërsa Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos, rreth 470 mijë  lekë.

Sfida, Aleanca Demokratike, Partia Aleanca Demokristiane, Partia Komuniste e Shqipërise, Partia Aleanca Popullore për Drejtësi, Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar do të duhet të kthejnë  buxhetit  325 mijë lekë, aq sa iu akordua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paradhënie për fushatën elektorale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’u shtojë fondet partive që u rritën në zgjedhjet e 25 qershorit, ku do të përfitojnë 6 prej tyre. Partia Socialiste do të marrë 2.8 milionë lekë,  Lëvizja Socialiste për Integrim do të marrë 1.3 milionë lekë,  Partia e Shpëtim Idrizit PDIU-ja 1.4 milionë lekë shtesë, PSD-ja e Skënder Gjinushit  223 mijë lekë, ndërsa Libra e  Ben Blushit 501 mijë lekë shtesë  nga buxheti i shtetit.

Në total për partitë me rezultat pozitiv krahasuar me vitin 2013, do të ndajnë midis tyre fondin prej 6.3 milionë lekësh. Nga përllogaritja e relacionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve del se një votë e krahasuar me numrin e zgjedhësve që votuan më 25 qershor vlen  42  lekë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 31.07.2017, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:  Shqyrtimi i projekt vendimeve, për caktimin e sasisë së fondit publik që do tu shpërndahet partive politike pjesëmarrëse në Zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Qershor 2017, për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të licencuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhor për fushatën zgjedhore, për Zgjedhjet për Kuvend 2017”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Tags: Buxhetihumbiparatëpartia demokratikepartia republikanePDPRshteti

TË LIDHURA

U ekzekutua në sallën e gjyqit, mbahen homazhe në Shkodër për gjyqtarin Astrit Kalaja
Aktualitet

U ekzekutua në sallën e gjyqit, mbahen homazhe në Shkodër për gjyqtarin Astrit Kalaja

16:46 | 08/10/2025
Kufizime rrugore në Tiranë për Konferencën e NATO-s mbi Mbrojtjen Kibernetike
Aktualitet

Kufizime rrugore në Tiranë për Konferencën e NATO-s mbi Mbrojtjen Kibernetike

16:00 | 08/10/2025
Homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja/ Trupi i tij do të prehet në Shkodër
Aktualitet

Homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja/ Trupi i tij do të prehet në Shkodër

11:00 | 08/10/2025
Next Post
(VIDEO) Rama: Do t’i shkrij drejtoritë bujqësore. Ky sektor ka nevojë urgjente reformimi

(VIDEO) Rama: Do t’i shkrij drejtoritë bujqësore. Ky sektor ka nevojë urgjente reformimi

(VIDEO) Venezuelë, kandidati dhe aktivisti i opozitës qëllohen për vdekje ditën e zgjedhjeve

(VIDEO) Venezuelë, kandidati dhe aktivisti i opozitës qëllohen për vdekje ditën e zgjedhjeve

Putin hakmerret ndaj SHBA-ve, dëbon 755 diplomatë amerikanë nga Moska

Putin hakmerret ndaj SHBA-ve, dëbon 755 diplomatë amerikanë nga Moska







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

U ekzekutua në sallën e gjyqit, mbahen homazhe në Shkodër për gjyqtarin Astrit Kalaja
Aktualitet

U ekzekutua në sallën e gjyqit, mbahen homazhe në Shkodër për gjyqtarin Astrit Kalaja

by mirseda
16:46 | 08/10/2025
0

Familjarë, miq, si dhe figura të njohura nga drejtësia dhe politika morën pjesë sot në ceremoninë e...

Kufizime rrugore në Tiranë për Konferencën e NATO-s mbi Mbrojtjen Kibernetike

Kufizime rrugore në Tiranë për Konferencën e NATO-s mbi Mbrojtjen Kibernetike

16:00 | 08/10/2025
Pas gjyqtarëve, edhe prokurorët kërkojnë mbledhjen e përgjithshme urgjente

Pas gjyqtarëve, edhe prokurorët kërkojnë mbledhjen e përgjithshme urgjente

14:46 | 08/10/2025
Nga Tirana në vendlindje, Shkodra nderon gjyqtarin e vrarë në krye të detyrës

Nga Tirana në vendlindje, Shkodra nderon gjyqtarin e vrarë në krye të detyrës

14:44 | 08/10/2025
Tragjedi në Madridit, 4 punëtorë humbin jetën nga shembja e një objekti në ndërtim

Tragjedi në Madridit, 4 punëtorë humbin jetën nga shembja e një objekti në ndërtim

14:40 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com