Protestuesit i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për t’u pajisur me maska kundra gaz. Një prej qytetarëve është shprehur se nëse policia provokon me gaz lotsjellës dhe mjete të tjera, atëherë situata mund të dalë jashtë kontrollit.
“Kam disa ditë rresht që dal për të protestuar për të drejtat e familjes time, dhe vendit tim. Të rrëzojmë një qeveri të inkriminuar, të rrëzojmë Edi Ramën që ka vjedhur zgjedhjet.
Kemi dalë për protestë paqësore, nëse policia provokon me gaz lotsjellës dhe gjëra të tjera, mund të dalë dhe nga kontrolli”, u shpreh protestuesja.
Ndërkohë, burime nga “Ora News” thonë se janë parë dhe tre kova të futura njëra mbi tjetrën, brenda të cilave ishin futur tymuese.