pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgameofbet güncel giriştaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibomlimanbetpusulabetromabetbetbeycasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalbetpuan güncel girişbetpuanholiganbet girişcasinomilyonesbet girişholiganbetteosbet girişesbetgrandpashabet girişteosbetgameofbet girişgrandpashabetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişgameofbetbahiscasinocasinomilyon güncel girişcasinoroyal güncel girişbetpuan girişholiganbet güncel girişesbet güncel girişteosbet güncel girişgrandpashabet güncel girişbetsalvador güncel girişimajbet girişimajbetgameofbetJojobetholiganbetlimanbetbetkanyoncasibom güncel girişcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibombetbeytambetesbetcasinomilyoncasinoroyalbetpuanhititbetholiganbetesbetteosbetgrandpashabetbetsalvadorjojobetCasibomcratosroyalbetjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kosovës nuk i duhen kapriçot sovraniste të Albin Kurtit

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Denis Dyrnjaja

Tensionimi i situatës në veri të Kosovës dhe elektrizimi i saj artificial dhe i përsëritur, janë një tregues i qartë i qëndrimeve të Beogradit se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e saj dhe se është i gatshëm gjithnjë për të shfrytëzuar çdo mundësi të krijojë destabilizim në vendin fqinj. A do të krijonte Serbia një konflikt të ri në Ballkan për të shpërqendruar vëmendjen e SHBA dhe aleatëve nga Ukraina?

Kjo është një pyetje, përgjigjja e së cilës mund të mbartë edhe Po-në edhe Jo-në brenda saj. E përsa kohë ekziston mundësia e një aventure destabilizuese përfshirë edhe skenarin ushtarak, për interesa më të gjera sesa thjeshtë mbrojtja e serbëve në veri të Kosovës, duhet parë me një realitet ndryshe e gjithë situata.

Së pari në Prishtinë kryeministri Albin Kurti duhet t’i japë fund sovranizmit të tij donkishotesk. Nuk është as ai, as Kosova e madje as Shqipëria (anëtare e NATO-s) në kushtet që të sfidojnë aleatët duke bërë si “VETVENDOSËS”, kur nuk kemi as limitet minimale të vetëmbrojtjes. Ndaj sjellja si kryeneç nuk është në interes të atij që është prioritar STABILITETIT të Kosovës dhe në rajonit në tërësi.

Ka një mënyrë dhe PO, mund ta bësh sovranistin, por kjo ndodh kur ke ekonomi dhe ushtri të fortë, kur ke një shtet funksional dhe je partner real në arenën ndërkombëtare. Por një shtet i cili është çliruar, krijuar e formësuar nga ndërkombëtarët, nuk mund të hedhë vickla e të bëjë si i fortë me forcën e të tjerëve pas.

Amerikanët dhe aleatët po i kërkojnë Kryeministrit Kurti të tërhiqet nga vendimi për reciprocitetin e përdorimit të targave të automjeteve me Serbinë. Kjo sigurisht që nuk është një kërkesë që na pëlqen, por është një kërkesë që shmang shkakun për të krijuar konflikt në një moment të papërshtatshëm. A do të gjejë Serbia një tjetër shkak pas targave?, Pa dyshim që po. Çështja është që duhet minimizuar ose shmangur çdo mundësi a mënyrë që i jep Beogradit shkak për të nisur një konflikt të panevojshëm me Kosovën. Dhe në këtë rast më shumë se krenaria është e domosdoshme siguria.

Ndaj ka kohë për t’u investuar te krenaria. Ajo nuk bëhet me vendime kokëforta apo me demagogii, por me prosperitet, zhvillim e begati. Deri sa Kosova të ketë krijuar një status të ri e të fuqishëm ekonomik e diplomatik, është e detyruar të zbatojë sugjerimet e miqëve të cilët në çdo rast janë noterët e sigurisë së saj. Ndryshe mund të përfundojmë të braktisur e të humbur në çdo aspekt. Nuk është çështje kallashnikovësh tanimë situata. Është e marrë idea e të fortit apo sfiduesit. Thjeshtë do të na shfaqte naivë dhe në fund edhe dështakë të gjithëve bashkë si komb. Ndërkohë kjo situatë e krijuar sërish me skenarë të Beogradit është një shenjë e qartë edhe për qeverinë e Shqipërisë dhe në veçanti Edi Ramën. Kjo është një tjetër shenjë apo sinjal i qartë se me Serbinë nuk ka dhe s’mund të ketë qasje kozmopolite.

Nuk ka buzëqeshje e dorështrëngime të sinqerta. Nuk mund të ketë Open Ballkan, apo marrëdhënie të relaksuara dhe të pakontraktuara, sepse në Beograd do ketë gjithnjë mendje të kompleksuara që ushqehen nga e shkuara. Ndaj qasja liberale ndaj skuthërisë politiko/diplomatike të Beogradit meriton një sjellje tjetër. Në sinkron se pari me institucionet e Kosovës dhe rezonim me aleatët. Çdo qëndrim i çrrakorduar shkon në favor të mendjeve megalomane që punojnë natë e ditë në muret e zyrave të Beogradit për të bërë realitet skenarët e hershëm të Sllobodanit. Këto janë mësime të herëpashershme që na vijnë falas nga Serbia dhe e para duhet të dëgjojë e mësojë Kosova e më pas edhe Shqipëria!

Tags: Albin KurtiDenis Dyrnjajakosova

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Nuk ka kohë për vonesa në luftimin e ndryshimeve klimatike

Lista Serbe dorëzon mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës

Opozitës po i ikin në emigracion votues potencialë…







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

“Në 30 maj ku ishit?”/ Bido ironizon opozitën, Muçi: Ardit, të shkoi jeta qafë më qafë

by mirseda
11:41 | 11/06/2026
0

Me tone të forta është zhvilluar seanca e sotme plenare, ku në fokus të diskutimeve të deputetëve...

“Urgjent dëgjoni kërkesat e protestuesve”‘, Berisha në Kuvend: Kërkoj mocion me debat me Ramën

11:34 | 11/06/2026

Tensione në Kuvend pas fjalës së Bidos, Shehaj shkon te foltorja, nuk lejon Boçin të flasë

11:21 | 11/06/2026

Maji i përgjakshëm në Shkodër/ 213 ngjarje kriminale, 33 të arrestuar, sekuestrohen drogë dhe armë

11:18 | 11/06/2026

Berisha ‘kyç gojën’ për gazetarët, pritet me duartrokitje në Kuvend nga opozita

10:56 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com