pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24betasusjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomkulisbetpusulabetjojobet canlıcasinomilyoncasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalholiganbet girişholiganbetholiganbet girişcasinomilyoncashwin griişholiganbetradissonbet girişwbahiscratosroyalbet girişradissonbetgrandpashabet girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişcasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorteosbet1winbetgitromabetradissonbet güncel girişcratosroyalbet güncel girişgrandpashabet güncel girişimajbet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetkulisbetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetcasinomilyoncasinoroyalholiganbethititbetteosbetcashwinradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetCasibomikimislicratosroyalbetromabetjojobet girişjojobetcasibomkopazargrandpashabet girişmarsbahis
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Kosovë/ Zyrtarët serbë që mohojnë krimet e luftës do të shpallen persona non-grata

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Kreu i diplomacisë kosovare ka marrë vendim që t’ia ndalojë hyrjen në Kosovë çdo zyrtari të Serbisë që mohon krimet e luftës në Kosovë. Kurse Kuvendi i Kosovës merr nismën për krijimin e Tribunalit për krimet serbe.

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se ka marrë vendim që të shpallen persona non-grata, të gjithë ata zyrtarë serbë që përmes deklarimeve mohojnë krimet e luftës në Kosovë. Ky vendim i kreut të diplomacisë kosovare, pason edhe një paralajmërim të Institucioneve të Kosovës për nisjen e procedurave për themelimin e një gjykate për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiq, në një intervistë për mediumin rus “Vesti Rusia”, kishte mohuar masakrën e Reçakut, duke thënë se “ngjarjet në Reçak ishin shkaku i drejtpërdrejtë i bombardimeve të NATO-s  kundër forcave serbe në Kosovë” në vitin 1999.

Pacolli reagon ashpër pas deklaratës së Ivica Daçiq

Deklarata e Ivica Daciqit është e papranueshme për ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacolli. “I pështirë dhe absolutisht i papranueshëm mohimi i Masakrës së Reçakut nga ministri aktual i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili shërbeu si zëdhënës i partisë së Millosheviçit në vitet ’90. Zëdhënësi i Millosheviçit vazhdimisht ofendon viktimat, familjaret e tyre dhe mohon vrasjet masive dhe gjenocidin në Kosovë nga regjimi që ai i shërbente i përkushtuar. Serbia kreu krimet më të këqija kundër civilëve shqiptarë, boshnjakë dhe kroatë në Evropë që nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër hebrenjve”, thotë në një postim në profilin e tij Behxhet Pacolli.

“Si Ministër i Punëve të Jashtme kam vendosur që të gjithë zyrtarët serbë që bëjnë deklarata që i mohojnë krimet e luftës të kryera në Kosovë të shpallen persona non-grata në Kosovë dhe i bëjë thirrje Prokurorisë të marrë masa ligjore kundër tyre”, shkruan më tej Pacolli.

Dy zyrtarë serbë në qeverinë e Kosovës, një ministër dhe një zëvendësministër ditë më parë u shkarkuan nga kryeministri Ramush Haradinaj, pasi edhe këta dy zyrtarë në deklarime publike thanë se “shumë krime të kryera gjatë luftës në Kosovë nga forcat serbe në të vërtetë nuk kishin ndodhur kurrë”. Këto deklarime në mohim të krimeve të luftës në Kosovë, nxitën Ministrinë e Drejtësisë në qeverinë e Kosovës të fillojë përgatitjet për hartimin e një ligji “që të dënohet secili person që mohon krimet dhe masakrat që janë bërë gjatë luftës 1998-99”.

Nisma për Tribunal Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë

Veprimet e institucioneve të Kosovës, që të ndjekin dhe dënojnë kryesit e krimeve të luftës dhe mohuesit e tyre, pason edhe një nisme tjetër të kryetarit të kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, që të themelohet një Gjykatë Ndërkombëtare  për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë, ndonëse një kompetentë të tillë e ka vetëm OKB-ja. Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli thotë se “për 186 masakra të kryera në Kosovë e për mijëra të vrarë nga forca serbe gjatë viteve 1998-99, institucionet e Kosovës do të kërkojnë drejtësi”. Ai thotë se tashmë ka nisur konsultat dhe procedurat, të cilat shumë shpejt do të rezultojnë me hapa konkretë drejt formimit të Gjykatës Ndërkombëtare për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë.

“Kjo gjykatë është e mundur, është e domosdoshme, ka për të ndodhur, do të ndodh. Fundi në këtë proces ka vetëm një qëllim, drejtësi dhe të ardhme e pajtim. Ne kemi besuar tek e vërteta. Fatkeqësisht, kanë kaluar dy dekada dhe pak, ose aspak nuk është bërë në këtë drejtim. Tribunali i Hagës, i ka lënë në gjysmë proceset gjyqësore kundër krerëve të regjimit të Millosheviçit. Për atë sa edhe drejtësia ndërkombëtare në Kosovë, nuk e ka bërë punën e saj që është dashur ta bënte”, thotë Kadri Veseli.

Kuvendi i Kosovës përmes një votimi të deputetëve tashmë ka themeluar një  komision të veçantë “i cili do të ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm deri në krijimin e një Tribunali Ndërkombëtar që do t’i gjykojë krimet serbe në Kosovë”. “Ideja nuk është vetëm të bëjmë rezolutë, ideja është që përmes kësaj rezolute të bëhen hapat, duhet të shkojmë në Këshill të Evropës e Parlament Evropian. Duhet të krijohet një Tribunal Ndërkombëtar për krimet serbe dhe kjo duhet gjithsesi, është në nderin dhe dinjitetin e këtij vendi. E keni mohimin e masakrave, e cila po ndodh sot dhe kështu do të ndodhë edhe pas pesë viteve”, thotë Kadri  Veseli. Nisma për të ndërmarrë hapa dhe kërkuar themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë, e ka marrë mbështetjen edhe të partive politike opozitare dhe të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Daçiq: Ideja përpjekje për të gjetur një baraspeshë me punën e Gjykatës Speciale

Beogradi zyrtar nga ana e tij nuk beson se bashkësia ndërkombëtare do ta përkrahë nismën e Kosovës për krijimin e një Gjykate kundër krimeve serbe në Kosovë. Shefi  i diplomacisë serbe, Ivica Daciq, ka thënë se “paralajmërimet e Prishtinës rreth iniciativës së formimit të një Gjykate e cila do të merrej me krimet e serbëve në Kosovë, është përpjekje për të gjetur një baraspeshë me punën e Gjykatës Speciale”.

“E kam të vështirë ta mendoj se bashkësia ndërkombëtare mbështet që në Kosovë të krijohet një Gjykatë e cila do të dirigjohej nga ish anëtarë të UÇK-së, tani politikanë, e që shumë lehtë mund të gjenden para Gjykatës Speciale për krimet e UÇK-së”. Unë mendoj se i vetmi synim është që të qetësohet opinioni kosovar në momentin kur duhet të priten thirrje të tjera për liderët e UÇK-së që të paraqiten para Gjykatës Speciale”, citon  mediumi në Serbi Novosti, ministrin e jashtëm serb Ivica Daciq.

Përfaqësues të organizatave joqeveritare që angazhohen për fatin e personave të zhdukur gjatë luftës së Kosovës, thonë se me iniciativa të tilla siç është kjo e institucioneve të Kosovës, nuk mund të krijohet një Tribunal ndërkombëtar, për faktin që sipas tyre, “Tribunalet ndërkombëtare për krime lufte krijohen vetëm nga OKB-ja. Në një intervistë të mëhershme për DW,  Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, pati thënë se nga evidencat e tyre 13,500 persona janë vrarë në luftën e fundit në Kosovë, ndërkaq, 1600 persona akoma konsiderohen të zhdukur, shumica nga ta shqiptarë të Kosovës. /DW

 

Tags: Behgjet PacolliKadri VeseliKuvendi i Kosoves

TË LIDHURA

Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Rajoni

Valë migrantësh drejt Kretës, qindra emigrantë mbërrijnë nga Libia, Greqia forcon masat e kontrollit

13:42 | 11/06/2026
Aktualitet

Diaspora në këmbë! Shqiptarët e Holandës ngrihen në protestë: Rama ik!

09:31 | 10/06/2026
Next Post

“La Repubblica” lëshon bombën: Piatek-Milan divorc në fund të sezonit

Kush është zv/drejtori i Spitalit i arrestuar si trafikant droge dhe bashkëpunëtorët e tij

BMW-ja përfundon në arë, dy të rinjtë shtrohen në spital







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026

Redi Shehu: Heqja e “non grata”-s për Berishën po e riciklon politikisht ndërkombëtarisht

12:13 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Revolucion”, “Shqipëri e Re”/ Marshimi masiv në Tiranë, jehon thirrja: Rama jep dorëheqjen!

by mirseda
22:59 | 11/06/2026
0

TIRANË- Protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre në Tiranë. Marshimi vijon me thirrjen “Rama jep dorëheqjen”. Një...

Korçë/ 4-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, transportohet në spital

22:47 | 11/06/2026

Thirrje për protestën e nesërme: Administrata t’i bashkohet popullit kundër antimitingut të Ramës

22:23 | 11/06/2026

Trump: Kemi marrëveshje me Iranin, Ngushtica e Hormuzit do të rihapet menjëherë

22:08 | 11/06/2026

12 ditë protestë, “Rama dorëhiqu”! Marshimi vijon në Tiranë: 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

22:06 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com