Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kosovë/ “Stafi shëndetësor është i stërlodhur dhe i mbingarkuar”

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kosovë/ “Stafi shëndetësor është i stërlodhur dhe i mbingarkuar”

Stafi shëndetësor është stërlodhur dhe është i mbingarkuar pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Kështu thotë për “Radion Evropa e Lirë”, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë, Blerim Syla, i cili thotë se deri para dy ditësh, 257 punëtorë shëndetësorë janë konfirmuar me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi, por që sipas tij, ky numër tashmë mund të ketë arritur deri në 300.

“Unë nuk dua të përhap panik që është duke dalë situata prej kontrollit, mirëpo unë mund të them se jemi duke i stërmbushur kapacitetet, ato që i kemi ne. Sipas statistikave që i posedon Federata Sindikale e Shëndetësisë, në Kosovë i kemi të përgatitur diku 401 shtretër, në krejt Kosovën, sa i përket atyre që duhet të trajtohen me COVID-19. Mirëpo, problemi qëndron te stafi sepse ky staf është stërlodhur dhe është i mbingarkuar”, thotë Syla.

Syla thotë se i gjithë problemi qëndron se Kosova nuk ka staf të mjaftueshëm që të trajtojë pacientët me COVID-19.

“Sa i përket situatës nëpër klinika, ju e dini që ka pasur disa tendenca për dhënien e shërbimeve edhe nëpër spitale të tjera.

Mirëpo problem e kemi sepse nuk kemi shumë staf. Po ua marr rastin e Gjakovës. Atje pardje kemi pasur katër punëtorë shëndetësorë të infektuar, ndërsa kemi nëntë pacientë që janë duke e marrë trajtimin. Pra, situata nuk është e mirë, është një situatë goxha e rëndë dhe kjo është pasojë e të gjithëve”.

Të shtunën, Kosova ka regjistruar tetë të vdekur dhe 178 raste të reja me koronavirus, që shënon ditën me rekordin më të keq brenda një dite sa i përket viktimave dhe të infektuarve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëri apel po ashtu që qytetarët të respektojnë rekomandimet, si:

mbajtjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe ruajtjen e higjienës, pasi sipas këtij Institutit, duke respektuar këto rregulla, ruhet edhe shëndeti i qytetarëve.

Qeveria e Kosovës të mërkurën vendosi disa masa shtesë për mbrojtjen nga koronavirusi, përshirë edhe ndalesën e grumbullimit të më shumë se 50 personave në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë u regjistruan më 13 mars.

Që atëherë, deri më 4 korrik, sipas të dhënave të publikuara nga IKSHPK, 3,356 persona janë infektuar me koronavirus.

Prej tyre, 66 kanë vdekur, 1,874 janë shëruar dhe 1,416 persona vazhdojnë të jenë aktivë me koronavirus. /Rel

Tags: ‘Stafkoronaviruskosove

TË LIDHURA

Po kalonte shinat për t’u takuar me miqtë e tij në Itali, 19-vjeçari shqiptar përpl*set nga treni
Rajoni

Po kalonte shinat për t’u takuar me miqtë e tij në Itali, 19-vjeçari shqiptar përpl*set nga treni

11:44 | 16/06/2025
“SHKUNDET” Maqedonia e Veriut, ja ku ishte epiqendra e goditjes së tërmetit
Rajoni

“SHKUNDET” Maqedonia e Veriut, ja ku ishte epiqendra e goditjes së tërmetit

11:09 | 16/06/2025
Beogradi: Kosova ndalon 3 zyrtarë dhe një ish-polic serb
Kosovo

Beogradi: Kosova ndalon 3 zyrtarë dhe një ish-polic serb

16:51 | 14/06/2025
Next Post
Zbulohet sekti që rekrutoi familjen Josifi, nën hetim ata që fshehën vdekjen e Anisës

Zbulohet sekti që rekrutoi familjen Josifi, nën hetim ata që fshehën vdekjen e Anisës

Po notonte në liqen, mbytet futbollisti anglez 24-vjeçar

Po notonte në liqen, mbytet futbollisti anglez 24-vjeçar

Bilanci/ Mbi 7 mijë raste me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Bilanci/ Mbi 7 mijë raste me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Moti bën kthesën e papritur për nesër
Moti

Moti bën kthesën e papritur për nesër

by mirseda
17:15 | 16/06/2025
0

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti...

Tërmet i fortë në Itali, epiqendra dhe magnituda

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

17:11 | 16/06/2025
E frikshme në Greqi, helikopteri me turistë rrëzohet në det

E frikshme në Greqi, helikopteri me turistë rrëzohet në det

17:07 | 16/06/2025
Opozita nis pushimet, PSD i hap rrugë socialistëve për projektligjin e rëndësishëm

Opozita nis pushimet, PSD i hap rrugë socialistëve për projektligjin e rëndësishëm

17:05 | 16/06/2025
Vllaznia “përplaset” me Bashkinë Shkodër për stadiumin “Loro Boriçi”

Vllaznia “përplaset” me Bashkinë Shkodër për stadiumin “Loro Boriçi”

16:43 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com