Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

ANALIZA/ Serbët kundërshtarë të vetvetes në zgjedhjet e 11 qershorit

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit që do të zhvillohen në Kosovë, përveç partive shqiptare, garojnë edhe gjashtë subjekte politike nga komuniteti serb, me 99 kandidatë.

Sipas përfaqësuesve serbë, aktualisht nuk ka kushte as rrethana të favorshme për fushatë zgjedhore, e cila ka nisur më 31 maj dhe do të mbyllet më 9 qershor.

Përfaqësuesit e bashkësisë serbe në Kosovë vlerësojnë se po zhvillohet një fushatë “e ndyrë” politike ndërmjet subjekteve politike serbe. Në këtë gjendje, sipas tyre, ka ndikuar shumë Beogradi zyrtar, i cili po mbështet vetëm një subjekt politik, përkatësisht Listën Serbe.

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe lokale, sipas modelit të projektuar nga Beogradi, Lista Serbe grumbulloi në vete të gjitha subjektet serbe, duke garuar në zgjedhje vetëm me një listë.

Por, ndërkohë kanë ndodhur ndryshime. Tani ka disa parti dhe nisma qytetare që kanë dalë nga kjo listë dhe garojnë si të vetme.

Kandidati për deputet nga Lista Serbe, Branimir Stojanoviç, i cili aktualisht është edhe zëvendëskryeministër në Qeverinë në largim të Kosovës, mbetet pranë qëndrimit se serbët duhet të garojnë në zgjedhje me një listë unike.

Branimir Stojanoviç: Programi ynë është i thjeshtë. Insistojmë që të zbarohet marrëveshja e Brukselit, të zbatohet dialogu dhe të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, ngase Asociacioni është institucioni që me siguri se do të jetë përcaktues për jetesën dhe kualitetin e jetës sonë.

Sipas tij, Prishtina mund t’i mbështesë forcat politike serbe që do t’i përkrahnin synimet e lidershipit të Kosovës për formimin e ushtrisë dhe çështje të ngjashme, por këto ambicie, ka nënvizuar ai, nuk do të mund të realizohen me votën serbe.

Në anën tjetër, Aleksandar Jabllanoviç, themelues i Listës Serbe, por që më pas doli nga ky subjekt politik dhe formoi Partinë e Serbëve të Kosovës, thotë se Lista Serbe po bën propagandë, ngase kjo listë, sipas tij, do të pranonte çdo gjë, vetëm që të jetë pjesë e pushtetit.

Aleksandar Jabllanoviç: Këtu nuk ka serbë ndryshe, këtu ka serbë që mendojnë me kokën e tyre dhe serbë, të cilët kokën e kanë në Beograd. Beogradi për ne është adresa për çdo dialog dhe për çdo rrëfim, por disa gjëra ne duhet t’i zgjidhim dhe vendosim vetë.

Ndërsa Sllobodan Petroviq, kryetar i Partisë së Pavarur Liberale, e cila ka qenë pjesë e Qeverisë në kohën kur atë e drejtonte, presidenti aktual i Kosovës Hashim Thaçi, kurse më pas u bë pjesë e Listës Serbe  thotë se ka përfaqësues serb që mbështeten nga Beogradi të cilët po bëjnë presion të fuqishëm mbi serbët e Kosovës.

Sllobodan Petroviq: I kanë kërcënuar njerëzit se do t’i dëbojnë nga puna nëse nuk largohen nga Partia e Pavarur Liberale.

Sipas tij, njerëzit që i kanë shpërfillur këto thirrje, të nesërmen janë njoftuar se u janë shqiptuar masa të shkarkimeve të përkohshme.

Ndërkaq, Nenad Rashiç, kryetar i Partitë Përparimtare Demokratike, e cila po ashtu ka qenë pjesë e Listës Serbe thotë se fushata asnjëherë nuk ka qenë më e vështirë. Ai thotë se ka disa prioritete politike, nëse partia e tij arrin të sigurojë ulëse në Kuvend.

Nenad Rashiç: Së pari është përfaqësimi i serbëve, përkatësisht ngritja e autoritetit të serbëve të Kosovës që ata të kenë të drejtën të jenë nismëtar dhe në anën tjetër të marrin përgjegjësi në mënyrë që të ndikojnë pozitivisht për popullin e tyre.

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nga komuniteti serb garojnë edhe Iniciativa Qytetare për Prosperitet e Sllavisha Petkoviçit dhe Partia Popullore e Aleksandar Gjuriçit.

Nga 120 vendet sa ka Kuvendi i Kosovës, 10 ulëse janë të garantuara për serbët dhe po aq për komunitetet tjera joserbe.

Tags: 11 qershorikosoveserbetZgjedhjet

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

Luksemburg-Shqipëri, testi para ndeshjes me Izraelin

Albania's Prime Minister Edi Rama, in a televised address in the capital, Tirana, on Friday.

Rama: Luli, Petriti, Shpëtimi apo Beni nuk bëhen dot kryeministër as në ëndërr

Obeziteti tek fëmijët







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com