Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kosovë/ Mbyllet procesi i numërimit, Kurti kërkon fillimin e bisedimeve për qeverinë e re

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kosovë/ Mbyllet procesi i numërimit, Kurti kërkon fillimin e bisedimeve për qeverinë e re

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve që mbrëmjen e djeshme, por se kanë mbetur pa u procesuar të dhënat për 4% të vendvotimeve.

Në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 197,966 vota ose 25,79%.

E dyta është LDK me 192.300 vota ose përkthyer në përqindje 25,05%.

Ndërkohë, e treta renditet  Partia Demokratike e Kosovës e cila ka marrë 162.342 vota apo 21.15%.

Këto janë vetëm rezultate preliminare të cilat nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Deri më tani raportohet se janë numëruar 95,88% të votave, apo 2442 vendvotime nga 2547 që janë gjithsej.

Mbrëmjen e djeshme, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, shpalli fitoren teksa shtoi se do të nisë bisedimet me Lidhjen Demokratike për formimin e Qeverisë.

“Do ta kemi qeverinë sa më parë”, tha Kurti.

Nga ana tjetër, kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Selmani, deklaroi mbrëmë në një konferencë për mediat se nuk mund të flitet akoma për një fitues, pasi duhet të pritet numërimi i të gjithë votave.

“Në radhë të parë dua të falënderoj të gjithë qytetarët për pjekurinë e treguar në këtë proces zgjedhor e në veçanti për pjesëmarrjen masive që rezultoi me largimin e partive që deri tani kanë keqqeverisur e me fitoren e madhe të opozitës. Dua të falënderoj në veçanti përkrahësit e LDK-së për mbështetjen e madhe e që na dhanë mundësinë që për vetëm një muaj ta ngrisim partinë tonë e ta rikthejmë fuqishëm. Për sonte pajtohemi që s’mund të shpallet fituesi meqenëse do të presim deri në numërimin e votës së fundit. Rezultati do të përcaktohet nga mërgata dhe votat me kusht siç duket”, ka deklaruar ajo.

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, erdhi edhe reagimi i kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, në të cilat koalicioni i përbërë nga partia e tij, AAK dhe PSD, deri më tani radhitet e katërta, me rreth 11 për qind të votave.

Haradinaj përgëzoi qytetarët për nivelin e lartë të pjekurisë politike dhe demokratike, ndërsa ka falënderuar institucionet për organizimin e zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e tyre.

Rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë e përshëndeti edhe kryeministri Edi Rama, duke uruar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Përmes një statusi në Twitter përgëzoi edhe Kadri Veselin i cili pranoi humbjen, duke e quajtur veprim shembullor.

“Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare! Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën”, shkruan Rama në Twitter.

 

Tags: Albin Kurtiedi ramaKadri Veselinumerimi i kutiveRamush HaradinajVetevendosjevjosa selmani

TË LIDHURA

Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje
Aktualitet

Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje

17:10 | 12/07/2025
Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda
Rajoni

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

19:46 | 11/07/2025
Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair
Rajoni

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

10:29 | 10/07/2025
Next Post
Ëndërr emigrantësh që u bë realitet

Ëndërr emigrantësh që u bë realitet

Një raport që tregon luftën e dështuar të Ilir Metës kundër shtetit

Meta përshëndet zgjedhjet në Kosovë: Shembull i demokracisë

Albin Kurti: Do zbatojmë marrëveshjet me Shqipërinë

Albin Kurti: Do zbatojmë marrëveshjet me Shqipërinë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025




TË FUNDIT

Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

Sarandë: Citroeni përplaset me motor, 27-vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë

by mirseda
18:43 | 25/07/2025
0

Një aksident i rëndë është shënuar në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Janaq Kumi”,...

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

18:32 | 25/07/2025
Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

15:38 | 25/07/2025
Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, bllokohen disa rrugë

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, bllokohen disa rrugë

15:30 | 25/07/2025
Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com