Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 587 raste me koronavirus, pas testimit të 2.813 mostrave në institucionet publike dhe ato private.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), më 8 mars janë regjistruar gjashtë viktima.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Skenderaj 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç)”, thuhet në njoftim.
Në po këtë ditë, COVID-19 e kanë tejkaluar 212 persona, derisa 9.782 raste vazhdojnë të jenë aktive.