Fuga ironizon largimet nga politika: Më hapin barkun

Ditët e fundit, disa nga eksponenët e Partisë Socialiste si Vasilika Hysi, Besnik Baraj dhe Sadi Vorpsi deklaruan se nuk do të kandidojnë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Të tre kishin të njëjtën arsye, për t’u hapur rrugë të rinjve.

Por, akademiku i njohur, Artan Fuga i cilëson si narciste veprimet e tyre, pasi sipas tij ata nuk e kanë pasur me tapi statusin e deputetit, dhe nuk është diçka për tu mburrur.

Fuga nuk lë pa përmendur edhe ata të cilët pasi nuk janë në listat për deputetë, hedhin baltë mbi gjithçka dhe mbi ata persona që kanë bashkëpunuar më parë.

Postimi i Fugës në rrjetin social, Facebook

Narcizëm pa kufij

Më shkrijnë gazit për narcizmin e tyre pa anë e pafund ata ish deputetë ose deputetë që pasi kanë parë vështrimin e Shefit që as ua ka hedhur, dalin në publik dhe thonë : Shiko, unë nuk dua të kandidoj, unë po tërhiqem !

Hahahahahahaha!

Pale kur thonë se vendin e tyre e hapin për të tjerët! Hahahahaha! A thua se e kanë pasur me tapi, a u ka hedhur bytha rrënjë, a thua se kolltuqet e deputetëve janë me bileta të blera në sportel për persona të veçantë!

Më shkrijnë edhe ata ose ato që kujtojnë se i kanë thirrur për sytë e bukur!

Narcizmi nuk paska kufij!

Më hapin barkun edhe ata që pasi nuk janë në listë për deputetë, nisin dhe hedhin baltë dhe topa m. mbi gjithçka, mbi ata me të cilët kanë bërë dush dy herë në ditë!

Pale, por as e fshehin cmirën dhe narcizmin e tyre! Ka faj prokuroria që nuk i merr për b. në hetim për fshehje tentative për krim a korrupsion që e paskan ditur dhe nuk e paskan denoncuar!

Cfarë narcizmi!