Barcelona/ I sapozgjedhuri Laporta flet për Messin

Joan Laporta konfirmoi gjatë një interviste me El Món de RAC1 se disa lojtarë nga skuadra e FC Barcelona-s tashmë e kanë uruar për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të Barça-s, përfshirë Leo Messi-n.

“Po, disa lojtarë më përgëzuan. Kush? Epo, për shembull Leo Messi, Gerard Piqué, Jordi Alba … Unë mendoj se është normale”, u shpreh  ai. Presidenti i sapozgjedhur tha që, pas një rezymeje të përgjithshme  në klub, do të merren vendimet e duhura, përfshirë rinovimi i  Messit.

Laporta nuk e humbi rastin për të komentuar  imazhin e Messit tek shkonte për të votuar dorë për dore me një nga fëmijët e tij. “Ishte shumë bukur të shihje Messin të shkonte për të votuar. Ishtë një provë e dashurisë së tij për Barçën,” tha ai.

Në këtë kuptim, presidenti përsëriti atë që tha gjatë fushatës elektorale për  numrin 10. “Unë jam i bindur që ai dëshiron të qëndrojë”, përfundoi Laporta.