4 viktima dhe 199 raste të reja me koronavirus u raportuan në 24 orët e fundit në Kosovë.
Dy raste të vdekjes u konfirmuan në Prishtinë, ndërsa nga një në Malishevë dhe Prizren, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Në njoftim thuhet se rastet e reja rezultuan nga testimi i 1,282 mostrave. Numri më i madh i tyre është në Prishtinë: gjithsej 87 raste.
Kosova ka konfirmuar në total 52,333 raste me koronavirus dhe 1,355 viktima. Të shëruar, gjithsej janë 43,378 pacientë, prej tyre 430 në 24 orët e fundit.
Raste aktive në Kosovë aktualisht janë 7,600.