Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kosova si Norvegjia, Serbia si Zvicra

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kosova si Norvegjia, Serbia si Zvicra

Nga: Veton Surroi

Maqedonia Veriore (atëbotë quhej Republika e Maqedonisë), më 2004 e përligji Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, ndonjë dhjetë muaj para Kroacisë. Më 2005 u bë shtet kandidat për anëtarësim në BE. Pas pesëmbëdhjetë vjetësh sërish do të mbetet shtet kandidat: vitin e ardhshëm, më 2020, kryeministri i Maqedonisë Veriore do të jetë i ftuar në Samitin e BE-së në Zagreb, kryeqytetit të Republikës së Kroacisë, kryesuesit të radhës së BE-së.

Në atë samit, mund të supozohet me probabilitet të lartë se kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do t’i premtohet një ardhmëri e sigurt evropiane, integrim sipas meritave reformuese, përkrahje e plotë për forcat demokratike në vend e kështu me radhë. Atij (apo asaj) dhe kolegëve nga pesë shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor do t’u thuhet se pa integrimin e shteteve të tyre në Bashkimin Evropian nuk do të ketë Evropë të lirë e në paqe me vetveten, një formulim, i cili sa për kuriozitet nuk është prodhim evropian, por u lind në Washington, pas Luftës së Dytë Botërore.

Maqedonia Veriore me kolegët e tjerë – Shqipërinë që nuk u ftua t’i hapë negociatat, Serbinë e Malin e Zi që janë në proces negociator, Bosnjë-Hercegovinën që është shtet jofunksional dhe Kosovën që është shtet i kapur dhe i kontestuar brenda BE-së – po futen në një zonë ku gjendet administratori i dikurshëm i tyre perandorak, Turqia, vend i cili ka statusin e kandidatit që nga viti 1999.

Para pesëmbëdhjetë vjetësh, debati intelektual i njohësve të politikës së jashtme në BE ishte se sa ka gjasa (nëse ka fare) Turqia të jetë një ditë anëtare e BE-së. Sot, gradualisht ky debat ka përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor.

2.

ESI (European Stability Initiative), një think tank i njohur me seli në Berlin që njeh në hollësi regjionin e Ballkanit Perëndimor për tashmë gati një çerek shekulli, ka konstatuar se modeli i deritanishëm i integrimit në BE ka marrë fund. Këtij modeli kapakun ia vuri presidenti francez, Macron, kur ndaloi hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, me arsyetimin se duhej reformuar BE-në fillimisht e pastaj pranuar anëtarë të rinj, por sipas ESI-së ky model kishte dështuar që më parë. Në hulumtimin që e bëri ESI-ja del se kriteri kryesor nuk është merita në reforma, por kriteri politik i vendeve anëtare.

Më 2013 Maqedonia ishte më e përgatitur se Serbia e Mali i Zi, por u favorizuan këto dy të fundit, për shkaqe politike. Për po të njëjtat arsye, një vend si Serbia, me listë të gjatë kriminelësh të dënuar dhe të padënuar lufte, ka liberalizim të vizave (si lloj qetësuesi pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës), por Kosova, ku janë kryer këto krime, nuk ka.

Sipas ESI-së, është e nevojshme një qasje e re që do të krijojë një hapësirë autentike integrimi për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Dhe meqë BE-ja është në proces të rishikimit të vet të brendshëm për të gjetur formulë të re qeverisëse, kjo organizatë propozon një mekanizëm i cili tashmë është në zbatim , madje ç’prej vitit 1994 dhe që quhet EEA, shkurt për Hapësira Ekonomike Evropiane. Kjo ishte ide e ish-presidentit të Komisionit Evropian, Jacques Delors, i cili kishte ofertë për “Evropën tjetër”, pra ato shtete që nuk donin të bëheshin pjesë të BE-së, si Norvegjia, Zvicra e Islanda. Atyre iu ofrua që të jenë pjesë e tregut të përbashkët evropian edhe pa qenë anëtare të BE-së; rrjedhimisht këto vende dhe BE-ja do t’i harmonizonin ligjet dhe procedurat administrative në mënyrë që të siguroheshin “katër liritë” evropiane (lirisë së qarkullimit të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe personave).

Pra, ideja është që në vend të një “perspektive evropiane” të padefinuar dhe të pamatshme me parametra realizimi reformistë të ofrohet hyrje në EEA për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga aspekti i subjektivitetit juridik karshi shteteve të tjera të EEA-së, Kosova e Shqipëria do të bëheshin për shembull si Norvegjia e Serbia, e Bosnjë-Hercegovina, për shembull si Zvicra. Pasaporta e Kosovës do të kishte vlerë të njëjtë brenda EEA-së pothuajse sikur ajo e Norvegjisë (Britania e Madhe do të kërkonte viza për kosovarët), shlivovica e Serbisë do të kishte qasje të njëjtë në tregje evropiane si rakia e dardhave “williams” e Zvicrës, investitori belg do të kishte të njëjtën siguri juridike në Bosnjë-Hercegovinë, Shqipëri e Maqedoninë Veriore sikur edhe në Islandë.

Një shok-terapi e këtillë do të kërkonte dakordim legjislacioni dhe paketë konkrete fondesh për të ndihmuar transformimin. Do të kërkonte, po ashtu, propozon ESI-ja, që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të dalin me kërkesë konkrete politike para Samitit të Zagrebit në pranverën e vitit 2020.

3.

Ideja i ka benefitet e veta të qarta. BE-në e shkarkon prej agjendës së integrimit deri sa të vendosë se çfarë do të jetë vetë. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor i përgatit për të qenë në sintoni legjislative me vendet e tjera të hapësirës unike ekonomike evropiane për aq sa një ditë të jenë natyrshëm të gatshme të jenë anëtare fuqiplotë të BE-së. Nga aspekti gjeopolitik i jepet sinjal aktorëve joevropianë, si Turqia, Rusia dhe Kina (si dhe disa vendeve të gjirit) për rrumbullakimin e kufijve evropianë, brenda një hapësire unike ekonomike dhe pse jo, politike. Nga aspekti administrativ në BE, kostoja financiare për inkuadrimin e gjashtëshes ballkanike në EEA është e shpërfillshme; të gjashtë vendet bëjnë sa gjysma e ekonomisë rumune.

Por, problemi qëndron tek, siç thonë anglezët, elefanti në dhomë e të cilin do adresuar. Elefanti quhet konfliktet e pambaruara Kosovë-Serbi, si dhe ai në Bosnjë-Hercegovinë. Qe i lehtë propozimi i përfshirjes së Norvegjisë në EEA më 1994, gati 90 vjet pasi kishte shpallur pavarësinë e vet të kontestuar deri më atëherë nga Suedia. Nuk është i lehtë propozimi që Kosova të jetë në EEA meqë pavarësia e saj kontestohet jo vetëm nga Serbia, por edhe nga pesë shtetet anëtare të BE-së. Apo të shikojmë më tutje në konflikte të papërfunduara, qe i lehtë inkuadrimi i Zvicrës në EEA , 800 vjet pasi i kishte përfunduar luftërat e veta identitare. Është i vështirë inkuadrimi i Bosnjë-Hercegovinës, me mungesë të rendit kushtetues çerek shekulli pas përfundimit të luftërave të veta identitare.

Për më tepër Serbia tashmë ka zgjedhur një hapësirë tjetër të tregtisë së lirë, atë Euroaziatike, në të cilën bëjnë pjesë disa shtete të ish-Bashkimit Sovjetik. Nuk mund të jetë pjesë e një hapësire të tregtisë së lirë, njëkohësisht, me Irlandën e Spanjën nga njëra anë, dhe Uzbekistanin e Turkmenistanin, nga ana tjetër.

4.

ESI-ja ka të drejtë që duhet një qasje e re. Dhe ndoshta kjo qasje do të jetë inkuadrimi i gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor në Hapësirën unike ekonomike evropiane, EEA. Si për çdo revolucion tjetër, ndodh të ketë fillimisht vullnet politik e pastaj përqendrim të thellë për detajet.

Ndoshta këtij procesi do t’i ndihmonte një detyrë projektuese: si të zgjidhet paralelisht konflikti i papërfunduar Kosovë-Serbi me hyrjen e Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët evropian?

 

Tags: kosovaNorvegjiaSerbiaveton surroi

TË LIDHURA

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Tërmet i fuqishëm në Bosnjë

Tërmet i fuqishëm në Bosnjë

Ankaraja, thirrje vendeve evropiane të marrin luftëtarët e kapur të ISIS-it

Ankaraja, thirrje vendeve evropiane të marrin luftëtarët e kapur të ISIS-it

“Ec vëlla, raki dhe qejf”, arsyet pse shqiptarët nuk protestojnë (Vox Pop)

"Ec vëlla, raki dhe qejf", arsyet pse shqiptarët nuk protestojnë (Vox Pop)

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Partizani prezanton trajnerin e ri, Mladen Milinkoviҫ
Sport

Partizani prezanton trajnerin e ri, Mladen Milinkoviҫ

by mirseda
18:49 | 06/08/2025
0

Mladen Milinkoviҫ është trajneri i ri i FK “Partizani”. Kryeqytetasit prezantuan sot teknikun 57-vjeçar, i cili do...

Burgosen adoleshentët që torturuan dy kotele deri në vrasjen e tyre

Burgosen adoleshentët që torturuan dy kotele deri në vrasjen e tyre

18:47 | 06/08/2025
Shembja e një piramide të lashtë në Meksikë shihet si një ‘ogur i keq’

Shembja e një piramide të lashtë në Meksikë shihet si një ‘ogur i keq’

18:45 | 06/08/2025
Italia miraton mega-projektin për t’u lidhur me Siçilinë, 13.5 mld euro për urën e varur më të gjatë në botë

Italia miraton mega-projektin për t’u lidhur me Siçilinë, 13.5 mld euro për urën e varur më të gjatë në botë

18:32 | 06/08/2025
“Flakët e ferrit” përfshijnë Francën, evakuime masive në kufi me Spanjën

“Flakët e ferrit” përfshijnë Francën, evakuime masive në kufi me Spanjën

18:29 | 06/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com