Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kosova po shkon drejt vetëvrasjes

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse Prokuroria nuk po bllokon librat e llogarisë së PD?

Nga Mero Baze/Republika e Kosovës ka bërë një akt vetëvrasje, duke u përfshirë në përndjekjen politike të një shteti autoritar, që persekuton kundërshtarët politikë, dhe duke kthyer  shtetin e Republikës së Kosovës në një polici politike në shërbim të problemeve politike të presidentit të Turqisë, Rexhep Erdogan.

Ekstradimi jashtë çdo procedure ligjore i gjashtë mësuesve turq që kanë shërbyer në kolegjin “Mehmet Akif” në Kosovë, vetëm se ata i ka kërkuar t’i burgosë Turqia si “armiq politik” të presidentit Erdogan është vetëvrasje shumëplanëshe.

Së pari, ajo godet arsyen përse është themeluar shteti i Kosovës. Kosova ndryshe nga çdo shtet tjetër në botë, është një investim i Perëndimit për të shpëtuar një popull që persekutohej politikisht për shkak të origjinës etnike.

Shqiptarët e Kosovës, u kthyen në viktima të një regjimi politik diktatorial dhe si të tillë, mijëra veprimtarë kosovarë të pavarësisë dhe liderët e saj politikë, mërguan në Perëndim për të organizuar prej andej rezistencën politike.

Kosova është sot shtet dhe Republikë, falë vendeve perëndimore që strehonin veprimtarë politik, të cilët në Jugosllavi quheshin terroristë.

Jusuf Gërvalla u përndoq nga UDB deri në Gjermani dhe u vra bashkë me dy shokët e tij atje, por policia gjermane ende e heton vrasjen e tij.  Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Bujar Bukoshi, Isa Mustafa, dhjetëra drejtues të Vetëvendosjes, e mijëra të tjerë më pak të njohur, kanë provuar të gjithë një herë dokumentin e azilantit politik në Perëndim dhe etiketimin terrorist në atdheun e tyre.

Është e pafalshme që në dhjetë vjetorin e parë të Republikës së tyre, këta njerëz ekstradojnë jashtë çdo procedure në Turqi, gjashtë mësues të shpallur terroristë nën një paranojë puçi, që është pjesë e luftës politike për pushtet në Turqi.

Kosova ka asgjësuar kryearsyen përse është bërë Republikë dhe shtet i pavarur me këtë gjest që ka bërë, dhe kjo do të ketë pasoja të pariparueshme në imazhin e saj dhe të ardhmen e saj politike në Europë. Ajo është kthyer papritur në vendin më të pasigurt në botë, në vendin ku adhurohen diktatorët dhe persekutohen arsimtarët e akuzuar si puçistë.

Ai është sot vendi i qeverisur nga njerëz të papërgjegjshëm, që me veprimet e tyre të dëshpëruara pas këtij akti tragjik, tregojnë se nuk funksionojnë si shtet, por si bandë.

Së dyti, Kosova ka kryer vetëvrasje sa i përket imazhit të udhëheqësve të saj. Kosova është e “dënuar” të ketë udhëheqës demokratë. E di që askush prej tyre nuk ka dëshirë të jetë i tillë, por janë të dënuar të jenë të tillë. E di që ëndrra e çdo udhëheqësi në Ballkan është modeli i Erdoganit dhe lehtësia me të cilin ai qëndron në pushtet, abuzon dhe merr vendime, por janë të dënuar të jenë “demokratë” pro-evropianë dhe jo osmanllinj.

Sido që Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Albin Kurti apo Isa Mustafa, të sillen në Kosovë si demokratë, ky rast i nxjerr ata zbuluar si adhurues diktature. Një demokrat është demokrat, jo vetëm aty ku është i detyruar të sillet si i tillë, por sidomos aty ku shkelen liritë njerëzore. Ai nuk mund të bëjë kurrë aleancë politike dhe marrëveshje me një tip si Erdogani, përveç marrëdhënieve shtetërore korrekte që reflektojnë historinë mes dy vendeve.

Gjesti i dorëzimit të gjashtë mësuesve mjafton për të njollosur çdo lider në Kosovë si autokrat dhe erdoganist, pavarësisht ka apo jo përgjegjësi. Mënyra si e pranuan këtë gjest tregon se ata adhurojnë diktaturën.

Së treti, ky është një gjest vetëvrasës dhe për shtetin e Kosovës. Kryeministri Ramush Haradinaj shkarkoi sot ministrin e Brendshëm dhe një zëvendësministër, por kjo vetëm sa e komplikon dhe më shumë problemin, pasi dëshmon ekzistencën, ose të një shteti të papërgjegjshëm, ose të një strukture paralele brenda shtetit.

Ky rast është pak të hajë dhe gjithë qeverinë e Kosovës. Ai dhe me aq nuk shlyhet. Të shkarkosh vetëm ministrin e Brendshëm do të thotë, ose që nuk je kryeministër, ose që dikush të është ul këmbëkryq brenda shtetit dhe nuk të pyet.

Incidenti i rëndë duhet të rrëzojë qeverinë e Kosovës dhe t’i fusë në listën e zezë gjithë këta zyrtarë që njollosën Kosovën me këtë gjest. Kurrë më atyre nuk u duhet besuar as një zyrë në shtetin e Kosovës, jo se kanë dorëzuar gjashtë mësues turq, por se kanë bërë Kosovën një vend të pasigurt, të paqartë, të pashpresë, të pafytyrë dhe mbi të gjitha, të papërgjegjshëm.

Një shtet që jashtë çdo procedure dorëzon gjashtë qytetarë se ja kërkon një diktator, është shteti i një Republike të vdekur. Përndryshe sot qeveria duhet të kishte rënë dhe Kosova do t’i dëshmonte Perëndimit se nuk e ka tradhtuar atë, për interesa dhe paranoja të një Sulltani që ka ca hyzmeqarë në Prishtinë. (TemA)

Tags: drejtharadinajkosovaShkonTurqiavetëvrasjes

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Video-lajm/Qytetari “fluturon” për t’i shpëtuar taksës në rrugën e Kombit

Video-lajm/Qytetari “fluturon” për t’i shpëtuar taksës në rrugën e Kombit

Ja kush do ta udhëheqë botën në vitin 2050

Ja kush do ta udhëheqë botën në vitin 2050

“Prioriteti është KED-ja, Adriatik Llalla në Prokurori”

“Prioriteti është KED-ja, Adriatik Llalla në Prokurori”







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025




TË FUNDIT

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë
Aktualitet

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë

by mirseda
22:36 | 01/12/2025
0

Një aksident ka ndodhur në aksin Mbreshtan-Pashalli. Një mjet, tip Xhip Kamionçinë, me tarha AA 488 EK,...

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

22:15 | 01/12/2025
Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

21:50 | 01/12/2025
Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

21:21 | 01/12/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com