Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kosova humb një kredi prej 16 milionë euro të FMN-së

9 vjet ago
in Të Gjitha
Kosova humb një kredi prej 16 milionë euro të FMN-së

Republika e Kosovës do të humb 16 milionë euro kredi nga  pasi që më 4 gusht përfundon një marrëveshje ekonomike më këtë Fond, bëjnë të ditur zyrtarë të qeverisë në largim të Kosovës.                 

Për shkak të mosformimit të institucioneve të reja, autoritetet në Prishtinë nuk kanë mundësi që të negociojnë me FMN-në për ndonjë program të ri.

Republika e Kosovës kishte arritur një marrëveshje ekonomike me Fondin Monetar Ndërkombëtar në vitin 2015, në vlerë prej rreth 185 milionë euro, në kohëzgjatje prej 22 muajsh. Afati i kësaj marrëveshjeje skadon më 4 gusht të këtij viti.

Agim Krasniqi, zëvendësministër i Financave në qeverinë në largim të Kosovës, tha se kjo marrëveshje nuk ka mundësi të vazhdohet dhe të negociohet për program të ri, pa formimin e qeverisë së re.

Krasniqi: Rreth 16 milionë euro nuk mund të merren kredi. Misioni i FMN-së është dashur të vijë në muajin qershor. Por, për shkak të zgjedhjeve nuk ka ardhur. Pa pasur rishikim të katërt të marrëveshjes, nuk mund të merren këto kredi”, tha Krasniqi.

Krasniqi, ndërkaq thotë se mosprania e Kosovës në programet e FMN-së, humb besueshmërinë e Republikës së Kosovës karshi institucioneve tjera financiare ndërkombëtare dhe investitorët ndërkombëtarë.

Krasniqi: Nëse nuk je në program humb kredibiliteti, besueshmëria edhe tek investitorët tjerë. Këto janë çështje të lidhura me njëra-tjetrën. Për arsye se raportet e një shteti, në këtë rast raportet e Kosovës me FMN-në, vlerësohet kredibiliteti edhe qëndrueshmëria e financave publike.

Ekspertë për çështje ekonomike në Kosovë, ndërkaq thonë se dështimi i marrëveshjes së re me Fondin Monetar Ndërkombëtar, rrezikon realizimin e projekteve të parapara me ato kredi.

Arian Zeka, kryeshef ekzekutiv në Odës Ekonomike Amerikane, thotë se ky është edhe një sinjal për nevojën e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit.

Zeka: Nëse marrëveshja në fjalë ka paraparë ndonjë grant financiar ose infuzion financiar për shtetin e Kosovës, atëherë natyrisht se ajo që mund të rrezikohet është mosrealizimi i ndonjë projekti, financimi i të cilit është paraparë më mjete të FMN-së.

Programi i fundit i Qeverisë se Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ishte për të ndërmarrë reforma për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe të fuqizimit të pozitën së saj, shkruan REL.

Ndryshe, marrëveshjet me Fondin Monetar Ndërkombëtar i kanë ndihmuar Kosovës që të marrë kredi me kushte shumë të volitshme, si nga Banka Botërore dhe institucionet e tjera financiare ndërkombëtare, vlera e të cilave ka arritur në 400 milionë euro.

Kosova, në vitin 2009 është anëtarësuar në Fondin Monetar Ndërkombëtar, kurse në muajin qershor po të këtij viti, është anëtarësuar edhe në Bankën Botërore.

Tags: 16 milionë euroFMNkosovekrediqeveri

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Flet Basha pas fitores: Dera e PD-së, e hapur për ata që humbën rrugën

Basha: Veliaj vegla e Ramës, të dy kërkuan arrestimin e protestuesve

Vetëvrasja e Van Gogut është një mit, ja si qëndron e vërteta

Vetëvrasja e Van Gogut është një mit, ja si qëndron e vërteta

Rritja e çmimit të ujit fut në sherr LSI-në dhe PD-në, shpërthen Monika Kryemadhi

Kryemadhi: Me Bashën nuk merremi më; LSI është opozita







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Nesër projektligj i ri në Kuvend, Berisha për Ramën: Është i tmerruar, po kërkon mburojë ligjore
Aktualitet

Nesër projektligj i ri në Kuvend, Berisha për Ramën: Është i tmerruar, po kërkon mburojë ligjore

by mirseda
10:20 | 16/02/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar përmes një videomesazhi lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi...

Një tjetër e papritur para zgjedhjeve të FSHF, tërhiqet nga gara edhe Arben Dervishaj

Një tjetër e papritur para zgjedhjeve të FSHF, tërhiqet nga gara edhe Arben Dervishaj

09:51 | 16/02/2026
“Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen”/ Rama: Ia kam refuzuar unë

“Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen”/ Rama: Ia kam refuzuar unë

09:43 | 16/02/2026
Rama për ndryshimet ligjore: Askush të mos mendojë se ka në dorë gurin dhe arrën për të na goditur!

Rama për ndryshimet ligjore: Askush të mos mendojë se ka në dorë gurin dhe arrën për të na goditur!

09:39 | 16/02/2026
Manja: Nuk cënohen hetimet apo të hiqet përgjegjësia personale

Manja: Nuk cënohen hetimet apo të hiqet përgjegjësia personale

09:21 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com