E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
2 C
Tirana

Kosova, gati të trajtojë me plazmën e gjakut pacientët me Covid-19

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

“Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli”

Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e tij....

U vra nga policia greke, gjykata i jep 410 mijë euro familjes së shqiptarit

Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit. 25 vjeçari  u ekzekutua më 16 shkurt të...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Vitamina C dhe D s’kanë efektivitet për Covid/ Mjeku publikon fakte tronditëse

Mjeku, Erion Dasho ka zbuluar fakte tronditëse për efikasitetin e vitamincës C dhe D, të cilat thotë se nuk kanë treguar asnjë evidencë për...

Tre javë në spital, COVID 19 i merr jetën trajnerit 61-vjeçar

Pandemia ka njohur një shtrirje të madhe në botën e sportit. Përpos lojtarëve të infektuar, koronavirusi ka marrë shumë jetë. Për fat të keq,...

Trajtimi i personave të infektuar me koronavirus, me plazëm e gjakut të personave të shëruar nga ky virus, pritet të nisë së shpejti në Kosovë.

Infektologu Sali Ahmeti është kryesues i grupit punues për hartimin e protokollit për përdorimin e plazmës kovaleshente, te pacientët me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri). Ai tha për Radion Evropa e Lirë se në bazë të takimeve që i kanë mbajtur, së shpejti do të nisë, fillimisht mbledhja e donatorëve, pra gjaku i të shëruarve nga COVID-19, dhe të aplikohet tek ata që janë të infektuar me koronavirusin e ri.

“Kriteret dhe procedurat e protokollit do t’i elaborojmë në hollësi dhe sa më shpejtë duhet fillohet. Si procedurë nuk është e lehtë, pasi duhet të caktohen indikacionet se cilin pacient duhet ta trajtojmë me plazmë gjaku sepse jo secili mund të trajtohet me këtë lloj terapie”, tha ai.

Megjithëkëtë Ahmeti shton se trajtimi me plazmë gjaku nuk është parë me shumë përfitime, ndonëse në shumë vende të botës që tashmë po aplikohet kjo formë e trajtimit.

“Por, sa do të jetë benefiti i gjithë kësaj pune, mbesim ta shohim. Mundësitë e aplikimit janë duke u shqyrtuar”, tha Ahmeti.

Ky lloj trajtimi bëhet duke marrë plazmën e gjakut nga pacientët e shëruar nga koronavirusi, pasi që gjaku i tyre ka antitrupa që luftojnë virusin.

Transfuzioni i antitrupave krijon atë që njihet si “imuniteti pasiv” te të prekurit me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës më 28 tetor ka njoftuar se ka formuar një grup punues, që ka për qëllim hartimin e protokollit për përdorimin e plazmës kovaleshente për pacientët me koronavirusin e ri.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës, Faik Hoti, thotë se ky është një hap para drejt fuqizimit të menaxhimit dhe trajtimit gjithëpërfshirës të infeksionit me koronavirus.

“Duke ditur rëndësinë e kontrollit sa më të mirë të situatës epidemiologjike me COVID-19 dhe rëndësinë e një trajtimi sa më gjithëpërfshirës klinik të pacientëve me këtë infeksion, MSH pret që grupi punues të hartojë sa më shpejt këtë protokoll, për t’i hapur rrugë pastaj kësaj forme të trajtimit të pacientëve në spitalet e Kosovës”, tha Hoti.

Shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës po trajtojnë pacientët me COVID-19 me plazmën e gjakut të pacientëve të shëruar nga kjo sëmundje.

Lexo edhe :   Covid-19 i merr jetën regjisorit të filmit 'Kapedani' (Emri)

Teuta Kamberi, infermiere me profesion, është shëruar nga sëmundja COVID-19. Ajo thotë se është e gatshme të japë gjak, në momentin që do të fillojë të aplikohet si metodë.

Lexo edhe :   Bill Gates: Të gjitha vaksinat anti-covid do të jenë gati deri në shkurt 2021

“Jam e gatshme të kontribuoj, pra të ju ndihmoj qoftë anëtarëve të familjes apo edhe dikujt tjetër. Me koronavirus jam infektuar në fillim të muajit gusht. Megjithatë unë i kam ende antitrupat në bazë të testit serologjik që e kam bërë së fundmi, dhe nëse ka nevojë që plazma ime të shërbej për trajtimin e një të sëmuri, gjithsesi se do ta bëja”, tha ajo për Radion Evropa e Lirë.

Infektologja Lindita Ajazaj-Berisha tha për Radion Evropa e Lirë se plazmën e gjakut e përdorim në bazë të indikacioneve dhe kritereve që janë përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Ne plazmën e gjakut në Klinikën Infektive e përdorim te pacientët për disa lloje të sëmundjeve. Për COVID-19 ende nuk e kemi aplikuar, por që kjo tashmë është kjo është përcaktuar në bazë të indikacioneve të OBSH-së, e që edhe ne do ta përdorim në atë formë”, tha ajo.

Ndërkaq drejtoresha e transfuzionit të gjakut, Bukurije Zhubi ka thënë se si institucion janë të gatshëm dhe profesionalisht të përgatitur që të bëhet një metodë e tillë.

“Ende nuk kemi diçka konkrete për aplikim. Jemi duke punuar në këtë drejtim”, tha ajo.

Megjithatë, studiuesit dhe bashkëpunëtorët e Klinikës prestigjioze amerikane Mayo, në qershor kanë gjetur që plazma e të shëruarit është e sigurt për përdorim te pacientët me COVID-19, dhe se ka të ngjarë të zvogëlojë vdekshmërinë nga koronavirusi. Ky studim është bërë te 20 mijë pacientët të cilët e kanë pranuar plazmën.

Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për kujdes lidhur me trajtimin me plazmë të gjakut, pasi ka thënë se ky trajtim është i një “cilësie të dobët”.

Në Kosovë, trajtimi për personat e infektuar me koronavirus po vazhdon të jetë si terapi mbështetëse dhe përfshin dhënien e vitaminave të ndryshme, trajtimi me okigjenoterapi dhe me ilaçe antipiretike dhe analgjetike./REL/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Uzuni nuk ia del të ndalë Ronaldon, PSG, Lacio dhe Dortmund bëjnë detyrën

Mbyllen ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampioneve. Ferencvaroshi i Myrto Uzunit, ishte pranë një barazimi historik ndaj Juventusit në Torino, por...

Në gjendje të rëndë prej 2 ditësh, Covid-19 i merr jetën mjekut nga Dibra

Humbje e rëndë për qytetarët dibranët, të cilët kanë shprehur trishtim të madh, pasi mësuan ndarjen nga jeta të mjekut, Ibrahim Kaziu. I ndjeri, 68...

Avokati i Gykatës Speciale: Procesi gjyqësor në Hagë mund të zgjasë 10 vjet

Avokati i Gjykatës Speciale, Taulant Hodaj është shprehur se gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së mund të zgjasë deri në 10 vjet. Në një intervistë që...

Dritë jeshile për Francën/ Macron: Më e keqja e valës së dytë kaloi

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka thënë se më e keqja e pandemisë së koronavirusit ka mbaruar. Në një deklaratë për mediat, ai ashtë shprehur...

Kryemadhi: E kam kaluar koronavirusin, as nuk e kuptova fare

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka pranuar për herë të parë se ka kaluar Covid-19. E ftuar në “Open”, Kryemadhi tha se në momentin...