Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kosova dhe Shqipëria në Ballkanin e Hapur, përpjekje për mirëkuptim

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Mentor Nazarko

Arsyet që qëndrojnë mbrapa refuzimit të disa shteteve për të mos marrë pjesë në “Ballkanin e hapur”, thotë Kryeministri Rama në Beograd, janë arsyet e mosarsyes… Në fakt ky kërkim politik i arsyeve të Kosovës, që duhet të ngjajë si ftesë e hapur, mbase është pak i tepruar. I gjendur në Beograd, ku për herë të dytë po eksperimenton përfshirjen e grupeve të biznesit në iniciativën që hëpërhë është trepalëshe, Rama ka të gjitha arsyet për të qenë i durueshëm me Kosovën, posaçërisht ndërsa Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e mbështesin me moderacion: OK “Ballkani i hapur”, nëse është përfshirës për të gjitha shtetet e rajonit.

Mirëpo për të kuptuar arsyet e mosarsyes mbase nevojitet një teknikë që Vetëvendosja e ka përdorur gjerësisht madje dhe si instrument propagandistik, sa kohë që ishte në opozitë, ndërsa duket se tani e ka harruar: teknika e dekonstruktimit të arsyeve. Po e përdorim këtë teknikë thjesht sa për të nxitur debatin dhe mirëkuptimin në shoqërinë tonë kombëtare, nëse ka një të tillë.

Arsyeja e parë: Serbia duhet të kërkojë ndjesë. Rama në Pallatin Serbia, ku kishte kërkuar 6 vjet më parë njohjen e Kosovës, iu referua Vili Brandtit, i cili përuljen e parë në gjunjë para viktimave naziste në Poloni e pati në 1969-ën, 25 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Në një artikull të 26 gushtit 2019, “La Stampa” italiane quan si kërkesën solemne më të plotë dhe më të avancuar atë të Presidentit Shtajnmajer në Massa Carrara, përballë krimeve naziste ndaj popullit italian, për të cilat provonte “turp”, fjalë që e tha italisht. Dhe bashkë me të u përfshi dhe Presidenti italian Matarela, i cili kërkoi ndjesë se në krimin e 85 vjetëve më parë ishin përfshirë dhe fashistët italianë me maska në fytyrë. “Nuk mund të shfajësohemi as ne”, tha Matarela.

Ka një arsye tjetër të dytë: Serbia nuk na njeh. Në fakt, mund të imagjinojmë një skenar se a do të ishte pjesëmarrja e Kurtit në Beograd baras me një njohje indirekte: çfarë do të ndodhte? Si do ta priste opinioni serb? Nuk është shumë e vështirë për ta imagjinuar dhe përgjigjja për pretendimin e Kosovës do të vinte pikërisht nga reagimi i egër kundërshtues i këtij opinioni për praninë e Kurtit në midis të Beogradit, që do të implikonte masa sigurie të forta: mjafton ta imagjinojmë Kurtin në një tavolinë si i barabartë me Vuçiçin e Ramën, e përfaqësuesin e Maqedonisë së Veriut, që mund të ishte zëvendëskryeministri shqiptar, Artan Grubi. Tre shqiptarë përballë një serbi. Dhe ngjan ireale në atë rast pretendimi se iniciativa në fjalë, e marrë nga babai i Aleksandër Sorosit, në fillim të viteve 2000, është instrument ekskluziv i dominimit ekonomik serb. Sigurisht që Serbia do të përdorë çdo instrument për protagonizmin e vet, pra edhe këtë iniciativë, por ç’ndodh nëse shqiptarët merren vesh me njëri-tjetrin përballë serbëve?

“Ne nuk marrim pjesë në takim me Beogradin, pa praninë e Brukselit”, thotë qeveria Kurti dhe një pjesë e opinionit publik e disa parti politike në Kosovë. Po me praninë e Amerikës, nëse administrata Biden do të zgjidhte të përfshihej në dialog si Trump dy vjet më parë, a do të pranonte Kosova si dikur Trump? Për më shumë që Brukseli e fton Kosovën dhe Serbinë në dialog vazhdimisht, por të dyja vendet që gjenden në fushata zgjedhore alternativisht presin kohë më të mira për t’u takuar. Me Amerikën mbase nuk do të ndodhte e njëjta gjë, për më shumë që Kryeministri Kurti po lëshon vazhdimisht mesazhe sintonizimi me administratën e re Biden. Deri sa të vendoset nën presionin e saj? Do të shohim.

“Procesi i Berlinit nuk ka alternativë dhe ne jemi të përfshirë në të, ndërsa ‘Open Balkan’ është i padobishëm”, është një pretendim tjetër. Procesi i Berlinit, i standardizuar, me takime ministrash linje, samite, me ritme të ngadalshme, aq i dëshiruar nga Kosova është bllokuar pikërisht prej qeverisë Kurti që nuk firmos 4 marrëveshje, me plot të drejtë, sa kohë që në to përdoren fusnotat. “Na e vendosni dhe ne”, thotë Vuçiç.

“Ne propozojmë në vend të CEFTA-s një mekanizëm bashkëpunimi rajonal: CEFTA sipas modelit të bashkëpunimit të disa vendeve të zhvilluara europiane me BE-në”, thotë gjithashtu qeveria Kurti në mënyrë kreative, për të lenë gjurmë në këtë proces. Ngjan i drejtë një propozim i tillë, mirëpo edhe në këtë iniciativë të re hipotetike Serbia nuk ka kërkuar ndjesë; nuk e njeh Kosovën; dhe më në fund, sipas formulës së kësaj qeverie, parashikohen institucione dhe samite deri në 2025- ën. Mos vallë tek institucionet shihet hija e një organizate të re ballkanike që ka në qendër Serbinë?

“BE dhe SHBA nuk e mbështesin “Open Balkan”, është një argument tjetër. E vërteta është se fuqitë e mëdha nuk mbështesin me vullnet diçka që nuk e kontrollojnë dhe për të cilën nuk mburren dot elektoralisht. Për më shumë që Vuçiç dhe Rama dominojnë si dinozaurë skenën politike të Ballkanit prej një kohe të gjatë, pra dhe iniciativën në fjalë, ndaj mbetet pak hapësirë për kontroll prej të mëdhenjve perëndimorë dhe shumë hije për lojtarët e rinj të Ballkanit në tryezë. Sa për saktësim, Escobar po rreshtohet ngadalë në qëndrimin e administratës Trump, që e kishte përfshirë “mini-Shengenin” si detyrim të Kosovës në Marrëveshjen e Uashingtonit, ndërsa thotë se tryeza duhet të mbetet e hapur.

Ka edhe arsye të tjera mbrapa qëndrimit refuzues të Kosovës dhe debati apo dekonstruktimi i çdo arsyeje të paarsyeshëm është i nevojshëm se pasuron dhe maturon opinionin publik kombëtar. Takimi i ardhshëm është në Tiranë. Mbase diçka çalon në komunikimin e dy shoqërive tona, që duhet të komunikojnë me njëra-tjetrën hapur dhe pa komplekse. Rama mbase duhet të jetë më i përmbajtur, megjithatë “ç’ke lënë pa thënë dhe ç’ke lënë pa ngrënë, qar e ke; mund të hash dhe ta thuash më vonë” thotë një fjalë e urtë matjane.

Tags: BeogradMentor Nazarkorama

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

“E ftoi për një xhiro me makinë”, ja ku u filmua për herë të fundit biznesmeni

Përdhunoi për 4 vite minorenen, ja si e futi në kurth 53-vjeçari

Pandemia/BE-ja jep 90 milionë euro ndihmë për Shqipërinë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com