E hënë, 16 Maj, 2022
27.5 C
Tirana

“E ftoi për një xhiro me makinë”, ja ku u filmua për herë të fundit biznesmeni

Borxhet pretendohet se janë bërë shkak për zhdukjen e një biznesmeni në fushën e inerteve në Tiranë. Ruzhdi Hoxha ka humbur kontaktet me familjen që prej pothuajse dy javësh. Në mënyrë jo zyrtare, burimet bëjnë me dije se biznesi i tij i inerteve ishte në prang falimenti, dhe Hoxha ishte zhytur në borxhe për shkak të krizës financiare.

Raportohet se Hoxha ishte larguar nga banesa e tij në zonën e Kamzës, mbrëmjen e 21 tetorit, teksa është ftuar nga miku i tij për të bërë së bashku një xhiro me makinë. Prej atij momenti, familjarët e tij nuk kanë më asnjë të dhënë. Në komisariatin e policisë në Kamëz është drejtuar vëllai i Ruzhdi Hoxhës, dhe ngjarja fillimisht u trajtua si largim nga banesa.

Me kalimin e ditëve, ngjarja po trajtohet si “zhdukje” dhe “rrëmbim personi”, dhe është duke u hetuar nga sektori i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.

Ndërkohë policia ka gjetur një celular në afërsi të “Shkollës së Bashkuar”, që dyshohet se i përket biznesmenit të zhdukur. Hera e fundit që Ruxhdi Hoxha është filmuar nga kamerat e sigurisë është në autostradën Tiranë-Durrës kur ka qenë duke pirë kafe, me dy persona të tjerë.

Policia shoqëron mikun e tij

Blutë e Tiranës kanë shoqëruar mikun me të cilin është takuar për herë të fundit biznesmeni, shtetasin F.Rr, i cili nga ana e tij rezultonte se kishte probleme me drejtësinë italiane. Po kështu ende nuk ka informacione lidhur me deklaratën që ka bërë miku i Hoxhës.

Policia ka kontaktuar familjarët e të zhdukurit, ku bëhet e ditur se ky i fundit për 7 ditë e ka mbajtur telefonin të fikur. Pas 7 ditëve, telefoni i 43-vjeçarit rezulton aktiv por Hoxha nuk iu përgjigjet thirrjeve.

Hoxha është baba i dy fëmijëve, ndërkohë që në kërkimin e tij janë angazhuar dhe familjarë, përfshirë vëllezërit e tij, të cilët po ndjekin rastin në bashkëpunim me policinë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Strategjia detare 2035

NGA GJENERAL PIRO AHMETAJ Shqipëria jonë është e bekuar me mbi 450 km vijë bregdetare, ndërsa hapësira e interesave detare (det i brendshëm dhe territorial)...

Deklaratat për SPAK/ Hajdari: Politika të qëndrojë larg drejtësisë, “peshqit e mëdhenj” janë në rrjetë

Në daljet e fundit për mediat, kryeministri Rama është shprehur se po pret me padurim që SPAK-u të godasë nga të katër anët. Duket...

Plagoset ish kandidati për kreun e PS-së, ngjarja në lokalin e reperit të njohur

Ish-kandidati për kreun e Partisë Socialiste në Durrës, Ardit Kërtusha, është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në...

Gazeta austriake zbulon skandalin e madh, stafi i Metës vihet në lëvizje. Ja çfarë do ndodhë

Presidenca ka reaguar pas artikullit në gazetën austriake "Kronen Zeitung", duke i cilësuar si shpifje dhe gënjeshtra të fabrikuara. Reagimi është përcjellë nga ana...

SPAK mes PD dhe PS

Dikur PD e drejtuar nga Lulzim Basha nuk besonte te SPAK, por më pas jo vetëm depozitoi disa denoncime por kërkoi i pari që...