Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Kosova dhe Serbia në kërkim të “fajtorit” për dështimin e takimit në Paris

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kosova dhe Serbia në kërkim të “fajtorit” për dështimin e takimit në Paris

Nisma e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim në Paris në përpjekje për të zhbllokuar bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë, dështoi, duke lënë pas vetes debatet se kush ishte fajtor dhe çfarë të bëhet më pas?

Nismëtarët hoqën dorë meqë palët nuk ndryshuan qëndrimet e tyre. Serbia kërkoi heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe si kusht për të vazhduar bisedimet, ndërsa Kosova kërkoi që të mos vihen kushte për bisedimet.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se gjermanët edhe francezët e kanë kuptuar se kush nuk dëshiron bisedime dhe kush i frenon ato.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se nuk e di përse nuk do të mbahet takimi i Parisit, ndërsa theksoi se Kosova është e gatshme të ulet në tryezën e bisedimeve, por pa kushte dhe kërkon krijimin një kuadri të një marrëveshjeje përfundimtare që çon në njohje të dyanshme.

Të shtunën, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkroi në rrjetet sociale se “vendimet dhe veprimet e nxituara, të pakoordinuara dhe të gabuara strategjikisht të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, kanë dëmtuar rëndë respektin dhe mbështetjen e partnerëve tanë perëndimorë për Kosovën.

Si rrjedhojë, partnerët tanë ndërkombëtarë, fatkeqësisht sot e mbajnë Kosovën përgjegjëse për bllokimin e dialogut, për dështimin e takimit të paraparë në Paris dhe për prolongimin e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”.

Ai shkroi mes tjerash se “ngërçi në dialog dhe anulimi i Samitit të Parisit për të dy vendet, Kosovën dhe Serbinë, shënon hap prapa për të ardhmen evropiane. Prandaj, i bëj thirrje BE-së dhe SHBA-së që të mos i ndalin përpjekjet e tyre për rifillimin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes paqësore”.

Më vonë të shtunën, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shkroi se “ishte gabim që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës të paraqitej si pjesë e dialogut me Serbinë. Mbrojtja e këtyre shtyllave të shtetit ka një çmim dhe sot populli i Kosovës është krenar që këto i ka prapë të pacenuara.

Dëmi që i është shkaktuar Kosovës duke bërë pazar me sovranitet dhe integritet është i madh, por bashkë jemi vënë në mbrojtje të shtetësisë, integrimeve euro-atlantike dhe zhvillimit ekonomik”, shkroi ai.

Shtetet e Bashkuara ndërkaq u bënë thirrje palëve që “të heqin pengesat, t’i shmangin provokimet dhe t’u kthehen bisedimeve”. Në një deklaratë me shkrim për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, Departamenti amerikan i shtetit thekson se “ne jemi të gatshëm që t’i dëgjojmë dhe ndihmojmë të dyja palët dhe Bashkimin Evropian si ndërmjetësues, që të gjejnë zgjidhje, për të cilën do të pajtohen të gjithë”.

Profesori i Universitetit Johns Hopkins, Edward Joseph, i tha po këtij programi se anulimi i takimit të Parisit është shenjë se Shtetet e Bashkuara duhet të përfshihen me shumë në bisedimet Kosovë – Serbi.

Presidenti serb, tha ndërkaq se “Serbia kërkon kompromis, ndërsa sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës, edhe nëse i sjellin 350 milionë amerikanë, nuk mund të ndodhë”.

Procesi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mbetet i bllokuar që nga nëntori i vitit të kaluar, pas vendosjes së tarifave nga ana e qeverisë së Kosovës ndaj mallrave serbe si kundërpërgjigje ndaj qasjes serbe ndaj shtetësisë së Kosovës.

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen në Poznan të Polonisë në kuadër të takimit të lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor që mbahet nga 3 deri më 5 korrik, por nuk pritet që ai takim të ushtrojë ndonjë ndikim në ngërçin e bisedimeve ndërmjet të dyja palëve. /VOA

Tags: dialogkosovaParisSerbia

TË LIDHURA

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin
Rajoni

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

22:25 | 23/02/2026
Akuzohet për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i RMV, Artan Grubi
Rajoni

Akuzohet për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i RMV, Artan Grubi

09:19 | 23/02/2026
Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi
Rajoni

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

09:13 | 23/02/2026
Next Post
“I shqetësuar për pluralizmin”, Rama replikon Metën: E keni vetë në dorë…

“I shqetësuar për pluralizmin”, Rama replikon Metën: E keni vetë në dorë...

‘Nxehet’ Gjiknuri: Ato palo përgjime s’mund të përdhosin fitoren e PS-së

‘Nxehet’ Gjiknuri: Ato palo përgjime s’mund të përdhosin fitoren e PS-së

“Euronews”: Shqipëria në prag të kolapsit institucional

“Euronews”: Shqipëria në prag të kolapsit institucional







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

by mirseda
22:49 | 23/02/2026
0

Një avion transporti mjekësor me shtatë persona në bord është rrëzuar në lindje të Indisë. Sipas raportimeve...

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

22:25 | 23/02/2026
Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com