E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Kosova del nga sistemi rregullues energjetik i Serbisë, reagon ashpër Gjuriq

Ditën e djeshme, Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë firmosën marrëveshjen për themelimin e bllokut rregullues të sistemeve energjetike Kosovë-Shqipëri.

Drejtori i zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq u shpreh se Serbia është pronare dhe ndërtuese e rrjeteve energjetike në Kosovë, dhe, sipas tij për këtë ka dëshmi të panumërta.

“Një Shqipëri e Madhe energjetike nuk do të ekzistojë kurrë”, tha Gjuriq. Ndërsa shtoi se krijimi i Shqipërisë së Madhe energjetike “zbulon fytyrën e vërtetë shoviniste të politikës në Prishtinë”.

Marrëveshja në fjalë u nënshkrua me dijeninë e Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji, ndërsa pritet të hyjë në fuqi në prill të vitit 2020.

“Kjo do të mundësojë operimin dhe balancimin më të lehtë të të dyja sistemeve, zvogëlimin e kostove dhe shkëmbimin e rezervave të sistemeve”, thuhet në njoftimin e KOSTT-it.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...