Qeveria e Kosovës ka miratuar marrëveshjen me Malin e Zi për “Demarkacionin”. Gjatë mbledhjes së saj me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë, kabineti qeveritar ka mbajtur një minutë heshtje në ndër të dëshmorëve të rënë në luftë.
Kreu i qeverisë, Ramush Haradinaj tha se është kohë që të përulemi me respekt ndaj atyre që dhanë jetën për tokën e Kosovës. Qeveria e drejtuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj ka vendosur që ta aprovojë marrëveshjen e përbashkët në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe atij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviç.
Haradinaj para kabinetit të tij qeveritar tha se marrëveshja e djeshme, e meriton aprovimin e qeverisë, pasi nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe abstenim.
“Marrëveshjen e kemi para vetes, si e tillë meriton aprovimin e qeverisë së vendit dhe të ja procedojë Kuvendit. Ju uroj të gjithëve për këtë arritje të vendit tonë”, ka shtuar ai.Qeveria miratoi në formë unanime marrëveshjen e arritut midis dy presidentëve.