Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kosova: Armatosja e Serbisë nga Rusia, kërcënim për rajonin

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Kosova: Armatosja e Serbisë nga Rusia, kërcënim për rajonin

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Qeverinë e Kosovës, thotë se armatosja e Serbisë nga Rusia paraqet “kërcënim të qartë për tërë rajonin”, duke bërë thirrje që këto veprime të Serbisë të dënohen.

Beogradi zyrtar njoftoi të hënën se 30 tanke të tipit Tanke T-72, do të arrijnë në Serbi, që janë si pjesë e marrëveshjes që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq arriti në Soçi me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Sipas MPJD-së, Serbisë dhe Rusisë i pengon prania e misionit të NATO-s në rajon, por edhe anëtarësimi i shteteve të rajonit në këtë organizatë.

“Prandaj, e gjithë kjo sjellje destruktive dhe e rrezikshme e Serbisë, duhet të dënohet dhe parandalohet, para se të jetë shumë vonë”, thuhet në reagimin e MPJD-së.

MPJD thotë se Beogradi zyrtar vetëm deklarativisht thotë se dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, pasi sipas kësaj ministrie, Serbia “në vazhdimësi është duke luajtur një rol krejtësisht të kundërt”, duke kujtuar stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Rusinë dhe Bjellorusinë, si dhe kujton se ka pasur raportime se forcat e rregullta serbe janë përfshirë në konfliktin në Ukrainë dhe në konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

“Përderisa Serbia duket se është përcaktuar që të bëhet një hambar ushtarak rus, Kosova dhe vendet tjera të rajonit tonë janë përcaktuar për vlerat e vendeve të civilizuara dhe demokratike”, thotë MPJD.

Mediat raportuan se tanket e para nga donacioni rus kanë arritur në Serbi më 28 tetor. Donacioni është pjesë e një marrëveshjeje që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka arritur me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, në vitin 2016.

Marrëveshja më pas është miratuar nga presidenti rus, Vladimir Putin. Donacioni përfshin edhe gjashtë aeroplanë luftarakë MiG-29 dhe 30 automjete të blinduara zbulimi BRDM-2./REL/

Tags: armatimkosoveministria e jashtmerusiserbi

TË LIDHURA

Zjarr në një azil pleqsh në Romë/ Humb jetën një 87-vjeçare, katër të plagosur si pasojë e
Rajoni

Zjarr në një azil pleqsh në Romë/ Humb jetën një 87-vjeçare, katër të plagosur si pasojë e

10:20 | 22/11/2025
Prokuroria e Milanos nis hetimin: A ishte Vuçiç pjesë e ‘turistëve vrasës’?
Rajoni

Prokuroria e Milanos nis hetimin: A ishte Vuçiç pjesë e ‘turistëve vrasës’?

10:51 | 21/11/2025
Protesta në Shkup pas tragjedisë së marsit ku humbën 63 persona; mijëra kërkojnë drejtësi
Rajoni

Protesta në Shkup pas tragjedisë së marsit ku humbën 63 persona; mijëra kërkojnë drejtësi

19:54 | 15/11/2025
Next Post
Terroristi, heroina dhe viktima/ Tre shqiptarët e përfshirë në sulmin në Vjenë

Terroristi, heroina dhe viktima/ Tre shqiptarët e përfshirë në sulmin në Vjenë

“Fajin nuk e ka Kokëdhima, por mungesa e shtetit”, Ralf Gjoni tregon kur u kërcënua me plumb në kokë

Deputeti Gjoni: Më mirë Biden, Trump qeveris me batuta si Edi Rama

Ishte nisur drejt BE, shqiptari me 2,6 ton marijuanë kapet në Podgoricë

Ishte nisur drejt BE, shqiptari me 2,6 ton marijuanë kapet në Podgoricë







JU REKOMANDOJMË

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Merz: Rusia duhet të hyjë në negociata, Gjermania është e kënaqur me progresin në Gjenevë
Bota

Merz: Rusia duhet të hyjë në negociata, Gjermania është e kënaqur me progresin në Gjenevë

by mirseda
21:34 | 24/11/2025
0

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ftuar Moskën të ulet në tryezën e negociatave, duke shtuar se presidenti...

Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

21:11 | 24/11/2025
Orosh — Vijon ngujimi i dy të armatosurve; policia dërgon motrën e njërit për negociata

Orosh — Vijon ngujimi i dy të armatosurve; policia dërgon motrën e njërit për negociata

20:21 | 24/11/2025
Trump zhvillon bisedë telefonike me Xi-Jinping: Vizitoj Pekinin prillin e ardhshëm!

Trump zhvillon bisedë telefonike me Xi-Jinping: Vizitoj Pekinin prillin e ardhshëm!

20:06 | 24/11/2025
Korreshi: Ndjesë, jam mësuar të flas para “hajdutëve” në Parlament

Korreshi: Ndjesë, jam mësuar të flas para “hajdutëve” në Parlament

19:23 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com