Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Korrupsioni, problemi më i madh i Ballkanit Perëndimor

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Korrupsioni, problemi më i madh i Ballkanit Perëndimor

Nga Marin Mrcela “Euobserver”

Me kalimin e viteve, nivelet reale dhe ato të perceptuara të korrupsionit në Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, kanë mbetur të larta. Korrupsioni, perceptohet ende si një nga problemet më të rëndësishme, me të cilat përballen këto vende.

Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit, mbetet jetik për garantimin e respektimit të sundimit të ligjit. Dhe ruajtjes së ritmeve të rritjes dhe zhvillimit ekonomik. Por reformat e nevojshme në këto vende, nuk janë realizuar ende në një mënyrë efektive.

Mungesa e rezultateve mbi reformimin e procedurave të hetimit, dhe ndjekjes penale së rasteve korruptive (veçanërisht të zyrtarëve të nivelit të lartë), kontribuon në zhvillimin e ndjenjë së pandëshkueshmërisë. Jo rastësisht, shumë prej vendeve të rajonit, kanë qenë ose ka të ngjarë të jenë në mospërputhje me rekomandimet e Grupit të Shteteve të Këshillit të Europës Kundër Korrupsionit (GRECO).

Vlerësimet e tij janë fokusuar në integritetin e sektorit publik. Puna jonë, synon të sigurojë pajtueshmërinë dhe zbatimin efektiv të rekomandimeve të Grupit të Shteteve të Këshillit të Europës Kundër Korrupsionit, që përmbajnë standardet më të mira anti-korrupsion të Këshillit të Evropës.

Këtu përfshihet zhvillimi i një sistemi gjithëpërfshirës masash parandaluese në kompetencat kryesore të shtetit, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Në këtë kuadër, GRECO ia kushtoi mbledhjet e fundit vlerësimit të këtyre temave. Pa një gjyqësor të pavarur, nuk mund të ketë një luftë efektive kundër korrupsionit.

Pavarësia gjyqësore, është çështje e besimit. Njerëzit duhet ta dinë që mosmarrëveshjet ligjore do të zgjidhen në mënyrë të paanshme, në mënyrë të drejtë dhe transparente. Etika dhe standardet e sjelljes së gjyqtarëve, janë një pjesë integrale e pavarësisë së gjyqësorit.

Në fakt, ato janë të dy anët e së njëjtës monedhë. Prandaj, kur gjyqtarët nuk respektojnë standardet e larta të integritetit dhe paanshmërisë që pritet prej tyre, nuk ka besim tek institucionet dhe sundimi i ligjit. Shtetet anëtare të këtij grupimi, i janë nënshtruar vlerësimeve për parandalimin e korrupsionit në gjyqësor.

Këtu përfshihen edhe 5 vendet e këtij rajoni, ku procesi i vlerësimit pajtueshmërisë është në hartim e sipër. GRECO ka dhënë ​​gjithsej 27 rekomandime mbi gjyqësorin në 5 vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga këto, vetëm 6 janë zbatuar plotësisht në 4-5 vitet e fundit.

Tre nga pesë vendet, nuk kanë zbatuar deri tani plotësisht asnjë rekomandim të GRECO në lidhje me gjyqësorin. Fushat kryesore ku nevojiten reforma, është përbërja e këshillave të lartë të gjyqësorit, masat për parandalimin e ndërhyrjes politike tek organet që merren me sigurimin e pavarësisë së sistemit. Gjithashtu edhe gjithë përfshirja në mënyrën sesi janë ndërmarrë reformat, zhvillimi i një sistemi për të menaxhuar konfliktin e interesave, dhe hartimin e kodeve të zbatueshme të sjelljes.

Këto janë reforma, që nuk mbarojnë shumë shpejt. Por këto reformat të thella janë të nevojshme për vendet e rajonit, në mënyrë që ato të ndërtojnë një sistem të qëndrueshëm të kontrollit dhe balancës, mbi të cilat të mbështeten demokracitë, pavarësisht nga shumicat politike të ditës.

Prandaj, thelbësor në sigurimin e pavarësinë gjyqësore është vullneti politik. Kjo nuk do të thotë që politikanët duhet të kenë nën kontroll apo ndikojnë mbi gjyqësorin. Përkundrazi. Çdo perceptim ose akoma më keq, çdo ndikim real i pahijshëm politik mbi gjyqësorin, do të ketë efekte shkatërruese.

Edhe për sa i përket parandalimit të korrupsionit të deputetëve, situata nuk është më e mirë. GRECO u dha ​​23 rekomandime 5 vendeve të rajonit, por vetëm 5 prej tyre janë zbatuar plotësisht. Në 3 nga 5 vendet e rajonit, asnjë rekomandim mbi deputetët nuk është zbatuar plotësisht.

Hartimi i kodit të sjelljes për deputetët, dhe sigurimi i zbatimit efektiv të tij, përfshirë sanksionet në rastin e shkeljeve, menaxhimi i konflikteve të interesit, deklarimi i pasurive, dhe sigurimi i transparencës dhe gjithë përfshirjes në procesin parlamentar, janë disa nga reformat kryesore të papërfunduara.

GRECO, dha edhe 74 rekomandime gjithsej për 5 vendet e lartpërmendura, në lidhje me parandalimin e korrupsionit të prokurorëve. Mjerisht, vetëm 15 prej tyre janë zbatuar plotësisht gjatë 4-5 viteve të fundit. Kjo vonesë është e rrezikshme, nëse kihet parasysh serioziteti i problemit të korrupsionit, dhe pengesa që ai krijon për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendeve në fjalë.

Kjo është një arsye për t’u shqetësuar seriozisht. Vendet në fjalë, duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të përmbushur plotësisht rekomandimet e GRECO. Kjo është e rëndësishme, jo vetëm për shkak të anëtarësimit të ardhshëm në BE. Por sepse është jetike t’u ofrohet njerëzve të rajonit, respekt për sundimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Dhe vullneti politik është thelbësor, për t’i bërë realitet reformat që kërkon GRECO. Derisa të mos dominojë një vizion politik afatgjatë, mbi interesat politike afatshkurtra, statuskuoja në Ballkanin Perëndimor do të vazhdojë. Korrupsioni do të mbizotërojë, dhe do vazhdojë të jetë pengesë për zhvillimin e këtyre vendeve. Si dhe për përmbushjen e aspiratave të qytetarëve të tyre./ TIRANA TODAY

Tags: Ballkanit Perëndimorkorrupsionimadhproblemi

TË LIDHURA

Qendra kontrolli, nëndetëse e anije/ SHBA: Kemi goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran
Bota

Irani ka mohuar se ka lëshuar ndonjë raketë drejt Turqisë

10:42 | 05/03/2026
Nëse Irani lëshon 10 raketa drejt Izraelit dhe edhe vetëm njëra prej atyre raketave godet
Bota

Nëse Irani lëshon 10 raketa drejt Izraelit dhe edhe vetëm njëra prej atyre raketave godet

10:40 | 05/03/2026
“Askush nuk dëshiron të luftojë për Izraelin!” ndërsa policia e ngriti dhe e nxori jashtë sallës.
Bota

“Askush nuk dëshiron të luftojë për Izraelin!” ndërsa policia e ngriti dhe e nxori jashtë sallës.

10:39 | 05/03/2026
Next Post
“Ai është i SOROS-it”/ Manjani për Bashën: Kur proteston është i dhunshëm

'Manjani kundra presidencës': Logjika 0. Nuk bëhet politikë me video erotike

“Babale”, dëshmon në Prokurori Ylli Rakipi: I kam dhënë para Olldashit

Ylli Rakipi zbulon ambasadorin e “videos erotike”

“I dhamë 100 mijë euro ‘Notre Dame’, por kampionët i lëmë të vdesin për bukë”

"I dhamë 100 mijë euro 'Notre Dame', por kampionët i lëmë të vdesin për bukë"







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

“Do e vizitoni Belindën në burg?”, Berisha-mazhorancës: Do votoni kokëulur të shkojë në qeli
Aktualitet

“Do e vizitoni Belindën në burg?”, Berisha-mazhorancës: Do votoni kokëulur të shkojë në qeli

by mirseda
11:05 | 05/03/2026
0

Ndërkohë që opozita ka bllokuar foltoren dhe kërkon që fjala t’i jepet kreut të PD Sali Berisha,...

Nga shkarkimet, te emërimet/ Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në qeverinë Rama

Nga shkarkimet, te emërimet/ Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në qeverinë Rama

10:58 | 05/03/2026
Mes tensioneve në sallë Opozita ‘zbarkon’ te foltorja, Kuvendi miraton shkarkimin e Belinda Ballukut

Mes tensioneve në sallë Opozita ‘zbarkon’ te foltorja, Kuvendi miraton shkarkimin e Belinda Ballukut

10:55 | 05/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Deputetët e PD “gardh” te Berisha, kryedemokrati nuk liron foltoren

LAJM I FUNDIT/ Deputetët e PD “gardh” te Berisha, kryedemokrati nuk liron foltoren

10:46 | 05/03/2026
Berisha-Spiropalit: Nuk e ke nga Saliu, por nga vetja. Spropali: Nuk lëviz dot një gur

Berisha-Spiropalit: Nuk e ke nga Saliu, por nga vetja. Spropali: Nuk lëviz dot një gur

10:45 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com