Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Korrupsioni në Ballkan vë në rrezik anëtarësimin në BE

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Korrupsioni në Ballkan vë në rrezik anëtarësimin në BE

Udhëheqësit e Bashkimit evropian do të takohen gjatë javëve të ardhshme për të diskutuar edhe një herë mbi aspiratat e ngecura të vendeve të Ballkanit për t’u anëtarësuar në bllok.

Por rezultatet e disa studimeve të fundit, që trajtojnë shkallën e pastrimit të parave në rajon, nuk kanë gjasa ta bindin Francën dhe Hollandën, që së bashku me disa vende të tjera anëtare duan të vonojnë zgjerimin e BE-së, thonë zyrtarët.

Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë vende kandidate të BE-së. Ato kanë shprehur zhgënjim lidhur me bllokimin e aplikimeve të tyre për anëtarësim. Por kundërshtarët e zgjerimit të BE-së po përdorin një studim që sugjeron se tregu i pasurive të patundshme në Ballkanin Perëndimor po përdoret për të pastruar paratë nga trafiku i drogës dhe trafikut të migrantëve, duke rritur çmimet e pronave në rajon.

Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, një organizatë joqeveritare ndërkombëtare me seli në Gjenevë, thotë se para të pista po pompohen në tregjet e pasurive të patundshme dhe industrinë e ndërtimit në Ballkanin Perëndimor.

“Paratë e pista që po fitohen dhe pastrohen në rajon po përforcojnë një ekosistem të krimit dhe korrupsionit,” tha Kristina Amerhauser, një nga autorët e raportit të botuar muajin e kaluar nga organizata.

Në raportin e tyre “Çmimet aktuale: Aanalizë e fluksit të njerëzve, drogës dhe parave në Ballkanin Perëndimor”, autorët thonë se është e pamundur “të thuash një shifër konkrete se sa para të pista të përfituara në Ballkanin Perëndimor dhe jashtë tij janë pastruar në të vërtetë në rajon “, por ata vlerësojnë se shifrat sillen mes 2.2 miliardë dhe 5.6 miliardë dollarë.

Ndërsa shuma e parave mund të duket e vogël krahasuar me disa rajone shumë më të pasura, hulumtuesit theksojnë se “këto shuma janë të jashtëzakonshme, kryesisht kur vihen në perspektivë”.

“Për shembull, në vitin 2021, buxhetet e ministrive të brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë kapin shumën prej 168 milion euro secila (200 milionë dollarë); buxheti i policisë së Kosovës është vetëm 87 milion euro (106 milion dollarë). ”

Pasuritë e patundshme

Shuma të mëdha parash të pista po hidhen në tregjet e pronave në të gjithë rajonin “ndërsa çmimet rriten artificialisht nga kriminelët që duan të pastrojnë paratë e tyre atje”.

Ndërsa çmimet e pasurive të patundshme ranë në të gjithë rajonin gjatë vitit 2020 për shkak të pandemisë, shumë vende shënuan rritje të konsiderueshme që nga viti 2017.

Vitin e kaluar ekonomia shqiptare u tkurr mesatarisht me 10.2%, por tregu i pasurive të patundshme vazhdoi të zgjerohej me 5.5%.

Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia pati pak ndikim në tregun e shtëpive apo apartamenteve të banimit në kryeqytetin shqiptar. Në Tiranë që nga viti 2017 deri në vitin 2020 çmimet u dyfishuan. Rritja u nxit “kryesisht nga investimet me para kesh në ndërtim dhe pasuri të patundshme nga ana e krimit të organizuar dhe nga të korruptuarit.”

Gjithashtu në Serbi, industria e pasurive të patundshme ka shënuar një rritje jashtëzakonisht të lartë dhe të pashpjegueshme midis viteve 2018 dhe 2020. Industria e ndërtimit vazhdoi të zgjerohet pavarësisht nga pandemia e vitit të kaluar dhe tkurrjes së ekonomisë në përgjithësi.

Reagimi

Maqedonia e Veriut hapi disa hetime për pastrim parash, ku përfshihen pasuritë e patundshme dhe projekte të mëdha në infrastrukturë, përfshirë edhe një hetim ndaj ish-Kryeministrit Nikola Gruevski dhe bashkëpunëtorëve të tij në biznes.

Projektet e mëdha të infrastrukturës publike kanë tërhequr vëmendjen e aktivistëve kundër korrupsionit.

“Respektimi i standardeve evropiane ka provuar të jetë një sfidë e veçantë për vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë viteve të fundit kur bëhet fjalë për projekte të mëdha në fusha të tilla si infrastruktura dhe energjia,” thotë Marko Pankovski i Institutit për Demokraci “Societas Civilis”, në Shkup.

Përmes një shkrimi në portalin “European Western Balkans” zoti Pankovski shton se, “Pavarësisht përpjekjeve të shoqërisë civile, partitë në pushtet duket se janë të vendosura që të mos bëjnë tërërisht transparente kontratat e këtyre projekjteve dhe t’i nënshtrohen kontrollit të institucioneve të pavarura. Nuk është e vështirë të kuptohet se cila është arsyeja kryesore për mosrespektimin e standardeve, partitë në pushtet sigurohen që paratë të përfundojnë në xhepat e bashkëpunëtorëve të tyre, gjë që shpesh shkakon fryrjen e çmimeve.”

Franca ka qënë një nga kundërshtarët kryesorë të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Zyrtarët francezë argumentojnë se BE-ja ka patur disa përvoja të këqija zgjerimi me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe probleme të vazhdueshme me korrupsionin dhe sundimin e ligjit në vende të tilla si Rumania dhe Bullgaria.

Ata thonë se kjo ka ndodhur pasi është lejuar anëtarësimi në BE i atyre vendeve që disa zyrtarë i quajnë të “papërgatitura”. Ata druhen se vendet e Ballkanit Perëndimor janë kthyer në shtete të kapura nga politikanë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Mbështetësit e zgjerimit të Bashkimit Evropian argumentojnë se anëtarësimi në bllok do të ndihmojë vendet e Ballkanit në përpjekjet e tyre kundër korrupsionit.

Në vitin 2019 pasi Presidenti francez Emmanuel Macron vuri veton, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel shkroi i revoltuar në rrjetin Twitter, “Do t’u dërgoja një mesazh miqve tanë maqedonas dhe shqiptarë: mos u dorëzoni! Ju bëtë pjesën tuaj dhe ne jo. Nuk kam asnjë dyshim që ju do të bëheni anëtarë të plotë të Bashkimit Evropian. ”

Presidenti i atëhershëm i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se ngecja e bisedimeve të anëtarësimit ishte “një gabim i madh historik”./VOA/

Tags: anetaresimiBallkanbekorrupsioni

TË LIDHURA

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës
Bota

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës

22:52 | 27/11/2025
Alarmi në aeroporte dhe frika nga rritja e trazirave/ Holanda blen 100 radarë për të zbuluar dronë
Bota

Alarmi në aeroporte dhe frika nga rritja e trazirave/ Holanda blen 100 radarë për të zbuluar dronë

20:28 | 27/11/2025
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Alaskën
Bota

Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Alaskën

20:24 | 27/11/2025
Next Post
Vaksinimi, Manastirliu jep shifrat: Deri tani kemi injektuar 138,846 doza

Manastirliu publikon shifrat: 780 mijë të vaksinuar kundër Covid-19

Atentat në Tepelenë/ Qëllohet për vdekje 54-vjeçari (Emri)

Atentat në Tepelenë/ Qëllohet për vdekje 54-vjeçari (Emri)

Bëri namin në Tik Tok/ ILD dorëzon kërkesën për shkarkimin e gjyqtares Kapedani

Bëri namin në Tik Tok/ ILD dorëzon kërkesën për shkarkimin e gjyqtares Kapedani







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Rama për “East Side Stories”: SPAK nuk do preket, Evropa feja jonë
Aktualitet

Rama për “East Side Stories”: SPAK nuk do preket, Evropa feja jonë

by mirseda
14:56 | 28/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë për podcastin “East Side Stories” ku ka folur lidhur me...

Sot 28 Nëntori, Rama përkujton figurën e Adem Jasharit: Heroi që lindi në Ditën e Flamurit

Sot 28 Nëntori, Rama përkujton figurën e Adem Jasharit: Heroi që lindi në Ditën e Flamurit

14:18 | 28/11/2025
Festa e 28 Nëntorit/ Delegacioni i BE shpreh urimet: Gëzuar ditën e Pavarësisë

Festa e 28 Nëntorit/ Delegacioni i BE shpreh urimet: Gëzuar ditën e Pavarësisë

12:00 | 28/11/2025
Operacioni i përbashkët me Italinë, GJKKO lë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj

Operacioni i përbashkët me Italinë, GJKKO lë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj

10:46 | 28/11/2025
Akuza për racizëm dhe…”, Aulon Kalaja shpallet ‘Non grata’ nga Greqia

Akuza për racizëm dhe…”, Aulon Kalaja shpallet ‘Non grata’ nga Greqia

09:35 | 28/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com