Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Koronoavirusi një armë? Ç’duhet të dini për patogjenët e luftës biologjike

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Koronoavirusi një armë? Ç’duhet të dini për patogjenët e luftës biologjike

Një ekspert izraelit i luftës biologjike, bëri disa ditë më parë pretendimin e bujshëm, se Koronavirusi i Vuhanit, është zhvilluar qëllimisht nga Kina, si pjesë e programit të saj të fshehtë të armëve biologjike. Ky pretendim, pati një vëmendje të madhe në mbarë botën.

Dhe kjo pasi lufta biologjike, ka qenë gjithnjë një temë e frikshme. Bio-armët, lufta e mikrobeve, bio-terrorizmi dhe lufta biologjike janë terma që ngjallin frikërat më të mëdha në mendjet e njerëzve. Nuk ka ende ndonjë prove, që shtami vdekjeprurës i koronavirusit, ka rrjedhur aksidentalisht nga një laborator kinez.

Por fakti që në Vuhan, ku nisi pandemia, ndodhet Laboratori Kombëtar i Biosigurisë, duket se i jep besueshmëri teorisë. Gjithsesi, besimi shkencor mbizotërues është se virusi vrasës, pësoi  mutacion tek gjarpërinjtë, dhe më pas u transmetua te kafshët.

Pse shfaqen ka shpejt teoritë mbi armët biologjike? Historia tregon se njerëzimi është lodhur me idenë e përdorimit të agjentëve biologjikë, për asgjësimin e një numri të madh njerëzish. Aktorët shtetërorë ose joshtetërorë, mund të krijojnë viruse të tilla me synime dashakeqe, dhe është gjithnjë e mundur që disa prej këtyre agjentëve të zbulohen aksidentalisht.

Besohet se lufta biologjike në formën e saj më të egër, ka ndodhur fillimisht disa mijëvjeçarë më parë. Asirianët e lashtë, i përdorën mikrobet për të fituar disa luftëra. Ata besohet se infektuan puset e armiqve me kërpudha, që përmbajnë kimikate të ngjashme me drogën LSD, duke i çmendur ushtarët armiq.

Ndërkohë, eksperimentet e mëvonshme me armët biologjike, kanë qenë shumë më vdekjeprurëse. Po cilët janë patogjenët kryesorë të luftës biologjike? Sipas një dokumenti të NATO-s mbi këtë lloj lufte, ekzistojnë të paktën 39 agjentë biologjikë, që mund të shkaktojnë dëme të jashtëzakonshme gjatë një lufte.

Këtu përfshihen bakteret, viruset dhe toksinat që shkaktojnë sëmundje si antraksi, tularemia, lija e dhenve, murtaja, ebola, ethet hemorragjike, sindroma polmonare hanta etj. Ja cilat janë kryesoret:

Bakteret Bacillus Anthracis: Ato shkaktojnë sëmundjen e Antraksit. Është deri më sot agjenti më i rrezikshëm i përdorur ndonjëherë si armë biologjike. Sporet e antraksit, mund të qëndrojnë aktive për vite me radhë, dhe gjenden natyrshëm në mjedis. Por mund të prodhohen edhe në laborator. Antraksi besohet se e ka origjinën nga Egjipti dhe Mesopotamia, dhe ka vrarë mijëra njerëz në momente të ndryshme të historisë.

Variola major: Ky virus shkakton sëmundjen e lisë së dhenve, që dikur ka qenë vdekjeprurëse. Ajo është shumë ngjitëse, dhe ka vrarë milionë njerëz, derisa u zbulua vaksina që mban nën kontroll infeksionin.

Virusi Marburg: Shkakton Ethet hemorragjike të Marburgut. Është përhapur fillimisht nga lakuriqi i frutave në Afrikë, por mund të izolohet dhe prodhohet si një armë biologjike.

Virusi Ebola: U zbulua në vitet 1970 në Republikën Demokratike të Kongos. Është një nga më vdekjeprurësit, me një shkallë vdekshmërie mbi 50 përqind. Së fundmi, ka vrarë mijëra njerëz në Afrikë.

Nairovirus, Flebovirus dhe Hantavirus: Këto viruse shkaktojnë ethet hemorragjike koreane. Disa nga këto shtame virusesh, shkaktojnë vdekjen e rreth 50 përqind të personave të prekur.

Yersinia pestis: Ky virus shkakton sëmundjen e njohur si Murtaja Pneumonike. Ka pasur raste kur ky virus, është prodhuar në laboratorë si një armë biologjike.

Gjatë historisë moderne, patogjenet biologjike janë përdorur në luftën biologjike dhe sulmet terroriste. Iraku ka prodhuar dikur bëri sasi të mëdha antraksi, toksine botulinum dhe aflatoksine, të cilat i vendoste në raketet e saj Skud. Po ashtu, ka pasur rrjedhje aksidentale të viruseve nga laboratorët sovjetikë.

Edhe Japonia përdori toksinat botulinum C në luftën kundër Kinës në Mançuri. Një ish-shkencëtar sovjetik, tregoi vitet e fundit se Ushtria e Kuqe e përdori bakterin Francisella Tularensis kundër trupave gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë infeksionet e Nairovirus, Flebovirus dhe Hantavirus, u përdorën gjatë Luftës së Koresë.

Konventa e Armëve Biologjike e vitit 1972, nuk i ndaloi plotësisht shtetet të ndjekin programin e armëve biologjike, por frenoi disi numrin e tyre. Gjithsesi, që nga ajo kohë bota ka parë një përhapje të madhe të armëve biologjike, një pjesë e të cilave kanë rënë në duart e terroristëve.

Në vitin 1995, sekti japonez Aum Shinriko ndërmori një sulm terrorist me antraks dhe toksinë botulinum në vende të ndryshme, përfshirë një bazë detare amerikane në Jokosuka. Po atë vit sekti ndërmori edhe një sulm me gaz sarin në metronë e Tokios, duke vrarë 12 njerëz duke më shumë se 5.000 të tjerë./TIRANA TODAY

Tags: armebiologjikeKoronoavirusiluftëspatogjenet

TË LIDHURA

Çmontohet banda që shpërndante kokainë dhe kanabis në shkolla në Greqi, 12 të arrestuar
Rajoni

Çmontohet banda që shpërndante kokainë dhe kanabis në shkolla në Greqi, 12 të arrestuar

16:13 | 20/12/2025
Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi
Bota

Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi

14:46 | 20/12/2025
Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën
Bota

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

08:26 | 20/12/2025
Next Post
Britania del me 31 janar nga BE, çfarë pritet të ndodhë më pas

Britania del me 31 janar nga BE, çfarë pritet të ndodhë më pas

Moti plot surpriza për nesër, temperaturat në rritje

Moti plot surpriza për nesër, temperaturat në rritje

Historia e ish-Bllokut: Sekretet dhe intrigat e lagjes më të famshme të Tiranës

Historia e ish-Bllokut: Sekretet dhe intrigat e lagjes më të famshme të Tiranës







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com