Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Koronavirusi: A duhen mbajtur maskat edhe në mjediset e jashtme?

5 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT
Koronavirusi: A duhen mbajtur maskat edhe në mjediset e jashtme?

Ato duhet të mbahen gjithmonë, madje edhe në ambiente të hapura. Bëhet fjalë për maskat shumë të diskutuara, protagoniste që nga fillimi i pandemisë së Covid-19, të cilat bashku me distancimin social dhe larjen e shpeshtë të duarve, janë ndër strategjitë kryesore për të kufizuar përhapjen e koronavirusit të ri, dhe të cilat deri më tani ishin të detyrueshme të përdoreshin vetëm në mjediset e brendshme.

Por, përballë rritjes së rasteve të reja me Covid-19, qeveria italiane ka vendosur së fundmi që tani e tutje nuk do të jetë më e mundur të qëndrosh jashtë, pa mbajtur një maskë në fytyrë. Me përjashtim të fëmijëve nën 6-vjeç, ata që merren me sport, ata që ngasin makinën vetëm ose me anëtarët e familjes, apo ata që ndodhen vetëm në një vend të izoluar.

Por, a janë maskat vërtet të dobishme në ambientet e jashtme për frenimin e pandemisë? Për disa ekspertë, kjo masë është e dobishme në kushte të caktuara. Megjithëse në fakt, rreziku i infektimit në ambientet e jashtme është i ulët, ai prapë mund të ndodhë, sidomos kur nuk është e mundur të ruash një distancë të sigurt nga të tjerët.

Për shembull, sikurse e rikujton “Neë York Times”, një studim kinez tregoi se nga mbi 7.000 të infektuar, vetëm një nga infektimet ndodhi jashtë, ai i një 27-vjeçari që kishte pasur një bisedë me një person të infektuar, dhe që ishte kthyer kohët e fundit nga Vuhani.

“Rreziku është është më i ulët jashtë, por megjithatë nuk është zero”- thotë Shan Soe-Lin nga Instituti Jeil Xhekson për Çështjet Globale. Prandaj, kërkohet maturi dhe një logjikë e kthjellët. Në fakt, ne e dimë që koronavirusi transmetohet kryesisht përmes spërklave tanimë të famshme.

Edhe pse Qendrat e Parandalimit të Sëmundjeve Infektive në SHBA (CDC), kanë deklaruar kohët e fundit se ndonjëherë virusi mund të transmetohet edhe nga ajri në mjedise të mbyllura, nga spërklat që përmbajnë grimca virale, dhe se ato mund të mbërrijnë përmes të folurit, kollitjes dhe teshtitjes në rrugët e frymëmarrjes të atyre që janë aty pranë.

Por ajo që duhet thënë është se edhe në hapësirat e jashtme të mbipopulluara, kur distanca e sigurisë është e pamundur të ruhet, është e rëndësishme që të silleni me kujdes për të mbrojtur veten dhe të tjerët, duke mbajtur një maskë në fytyrë.

Mediat italiane thonë se dekreti i qeverisë italiane, që do të ketë një kohëzgjatje prej 30 ditësh, do të përmbajë konfirmimin e të gjitha masave të kontrollit të parashikuara tashmë deri më tani, me maskat që duhen mbajtur gjatë gjithë kohës në ambientet e mbyllura, në transportin publik, trena dhe avionë.

Por maskat do të bëhen të detyrueshme edhe në ambientet e jashtme, në rastet kur distancimi social nuk mund të respektohet, për shembull në oborret e shkollave apo në baret e hapura.

Me pak fjalë, do t’ju duhet t’i mbani maskat sa herë që takoni njerëz të tjerë (padyshim jo të afërm).

“Maskat janë mjeti i parë thelbësor kur takon njerëz me të cilët nuk jeton përditë”-deklaroi së fundmi Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranca. “Prandaj synojmë të zgjerojmë përdorimin e tyre edhe në mjediset e jashtme. Ne duhet të vazhdojmë të kemi një sjellje jashtëzakonisht të kujdesshme”- tha ai.

Burimi i lajmit: https://www.wired.it/scienza/medicina/2020/10/07/coronavirus-mascherine-aperto

Përshtatur nga Tirana Today

Tags: koronavirusmaskë

TË LIDHURA

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria
Aktualitet

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim
Aktualitet

Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim

21:40 | 28/03/2026
Prefekti Shkëlqim Hajdari uron  sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari uron sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten

20:36 | 28/03/2026
Next Post
Kur nuk zbatojmë dot ligjin, forcojmë ligjin

Ju dhj… mu në integrim dhe mu në reformë! Shqipëria është mbytur nga pisllëku

Reja “përmbys” formacionin, ja si mund të luhet ndaj Kazakistanit

Reja “përmbys” formacionin, ja si mund të luhet ndaj Kazakistanit

“S’mund t’i ndalojmë qentë të lehin”, Blushi shpërthen pas kritikave për Metën

Zëdhënësi i Metës sulmon Baton Haxhiun: Për një vilë në Palasë je gati të shesësh gjysmën e Kosovës







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com