Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 119 persona si pasojë e koronavirusit.
Një shifër kjo, më e ulët se dje, kur u raportuan 130 viktima.
Ndërkohë autoritetet italiane shprehen të shqetësuara për situatën në rajonin verior të Lombardisë.
Numri total i të prekurve nga fillimi i epidemisë është mbi 229 mijë, ndërsa viktimat janë pothuajse 33 mijë.