Të shqetësuar nga koronavirusi vdekjeprurës, kinezët kanë marrë masat edhe për kafshët e tyre. Ata i kanë pajisur me maskat përkatëse, që të mos infektohen.
Ndonëse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se ende nuk ka asnjë të dhënë se koronavirusi mund të transmetohet edhe tek kafshët, kinezët i kanë paraprirë rrezikut. Ekspertët thonë se koronavirusi mund të shkaktojë 45 milionë vdekje në gjithë botën, dhe përbën kërcënim më të madh edhe se terrorizmi.