Gjendja shëndetësore e kryeministrit britanik, Boris Johnson duket të jetë përmirësuar, pasi raportohet se ai ka dalë nga kujdesi intensiv.
“Kryeministri është zhvendosur këtë mbrëmje nga kujdesi intensiv në repart, ku do të marrë një monitorim të afërt gjatë fazës së hershme të shërimit të tij. Ai është me shpirt shumë të mirë”, shkruan Downing Street.
Johnson u shtrua të dielën në spital me këshillën e mjekut të tij, pasi simptomat e tij të koronavirusit nuk ishin zhdukur akoma.
Një natë më pas, kryeministri britanik u zhvendos në kujdes intensiv, pasi nuk mund të merrte frymë pa respirator.
Gjendja e tij u raportua se po përmirësohej, ndërsa sot zyrtarisht ai ka dalë nga kujdesi intensiv.
Boris Johnson u konfirmua me koronavirus rreth 2 javë më parë. Mbretëria e Bashkuar ndodhet në një situatë emergjente nga COVID-19, pasi vetëm në 24 orët e fundit u shënuar 887 viktima.
Numri i viktimave ka shkuar në 7,984 në total, duke e renditur Mbretërinë e Bashkuar si vendin e pestë me numrin më të madh të viktimave nga COVID-19, pas Italisë, SHBA-ve, Spanjës dhe Francës.
Deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar më shumë se 60 mijë raste infektimi, ndërsa mbi 135 persona janë shëruar.